Categories: showbiz

Sahara Ray, ish-partnerja e Justin Bieber, ndërron jetë papritur në moshën 34-vjeçare, pak muaj pasi u bë nënë

Sahara Ray, modelja dhe stilistja australiane e rrobave të banjës, është ndarë nga jeta në moshën 34-vjeçare.

Të lidhura

None found

Lajmi u konfirmua nga familjarët e saj, të cilët bënë të ditur se ajo ndërroi jetë në spital, e shoqëruar nga njerëzit e saj më të afërt. “Ajo ndërroi jetë në spital, e rrethuar nga familja e saj. Ajo ishte shumë e dashur”, deklaruan të afërmit për median amerikane TMZ.

Shkaku i vdekjes nuk është bërë publik, ndërsa deri tani nuk janë dhënë të dhëna të tjera lidhur me rrethanat e saj.

Ray ishte bërë nënë për herë të parë vetëm pak muaj përpara se të ndërronte jetë. Vajza e saj, Snow, përfaqësonte një nga zhvillimet më të rëndësishme në periudhën e fundit të jetës së modeles.

Gjatë shtatzënisë, Sahara kishte publikuar me ndjekësit pamje nga përgatitjet për lindjen. Më 25 janar, ajo njoftoi se lindja do të nxitej atë mbrëmje, ndërsa zbuloi se shtatzënia kishte nisur që nga maji i vitit 2025.

Më 26 prill, modelja publikoi një video të shoqëruar me këngën “Everything Hallelujah” të Justin Bieber, ku ndau një tjetër moment nga jeta e saj e re si nënë. Emri i babait të vajzës nuk është bërë i ditur.

Postimi i fundit i saj në Instagram daton më 19 korrik dhe përmban disa fotografi të vogëlushes Snow. Imazhet shoqëroheshin me mesazhin “Me gjithë zemrën time” dhe një zemër të bardhë.

Emri i Sahara Ray u përhap në arenën ndërkombëtare në vitin 2016, pasi u publikuan fotografi të saj me këngëtarin Justin Bieber gjatë një pushimi në Hawaii. Lidhja mes tyre u komentua gjerësisht, megjithëse nuk u konfirmua zyrtarisht.

Në të kaluarën, Ray ishte përfolur edhe për një marrëdhënie romantike me këngëtarin australian Cody Simpson.

Karrierën e saj ajo e ndërtoi në industrinë e modës dhe në rrjetet sociale, ku kishte mbledhur një numër të konsiderueshëm ndjekësish. Ajo themeloi edhe markën personale të rrobave të banjës, duke e shndërruar pasionin për modën në një sipërmarrje të sajën.

Sahara ishte e bija e Tony Ray, një surfer i njohur australian. Fëmijërinë e kaloi për periudha të gjata në Australi, Kaliforni dhe Hawaii, vende që ndikuan në stilin e saj të jetesës dhe në imazhin publik që krijoi më vonë.

Vitet e fundit, ajo kishte folur publikisht edhe për vështirësi personale dhe probleme shëndetësore, të shfaqura pas një aksidenti të rëndë automobilistik.

Në vitin 2024, modelja njoftoi se ishte diagnostikuar me sindromën Guillain-Barré, një çrregullim i rrallë neurologjik që prek nervat periferikë dhe mund të shkaktojë dobësi të muskujve, deri në paralizë.

Sipas dëshmive të ndara prej saj, gjendja e kishte lënë pjesërisht të paralizuar dhe e kishte përballur me një periudhë të vështirë rikuperimi.

Megjithatë, nuk ka asnjë informacion të publikuar që ta lidhë sindromën Guillain-Barré me vdekjen e saj. Shkaku i ndarjes nga jeta vazhdon të mbetet i panjohur.

Mesazhi i fundit për vajzën e saj, i shoqëruar me fotografitë e Snow, mbetet një nga dëshmitë e fundit publike të dashurisë së veçantë të Sahara Ray për fëmijën e saj.

të fundit

Protesters return to the boulevard as police again ask them to leave

Pasi i largoi nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshi “Skënderbej”, policia i ndoqi protestuesit për rreth një orë në…

3 minutes ago

Clashes in Tirana move to Mine Peza; protester throws stones at police vehicles

Tensionet në kryeqytet po vijojnë, ndërsa përplasjes mes protestuesve dhe policisë është zhvendosur në zonën e “Mine Peza”. Forcat e…

3 minutes ago

National Association of Judges responds to Rama: Measures against protesters are determined by the courts, not politics

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me vendimet e…

4 minutes ago

Protests continue in Tirana as crowd marches toward Zogu i Zi and sets up barricades

Përplasja mes protestuesve dhe forcave të rendit ka marrë një rrjedhë të re, ndërsa turma e të rinjve është zhvendosur…

4 minutes ago

Aurela Gaçe and Blendi Salaj join protesters on “Dëshmorët e Kombit” Boulevard

Pjesëmarrjes së qytetarëve dhe studentëve në shesh po i bashkohen vazhdimisht emra të njohur të artit dhe medias. Këngëtarja Aurela…

5 minutes ago

Kosovo and Mauritius identify opportunities for cooperation in technology

Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, ka zhvilluar një takim me ministrin e Teknologjisë së Informacionit, Komunikimit dhe…

6 minutes ago