showbiz

Nga Tina Turner tek Matthew Perry, këto janë personazhet ikonë që u larguan nga jeta gjatë vitit 2023

Viti 2023 ishte i mbushur me plotë ngjarje, sa të bukura, aq edhe të trishtueshme. Dhe kur flasim për trishtim, sigurisht që këtë pjesë e zenë emrat e mëdhenj të artit nëpër botë, të cilët mbyllën sytë përgjithmonë, duke lënë pas kujtime të paharrueshme.

Vetëm pak javë më parë, dy aktorë të mëdhenj shqiptar, Zef Deda dhe Mirush Kabashi u ndanë nga jeta fizikisht, por pasuria e madhe që ata i kanë lënë botës së artit dhe shoqërisë shqiptare ndër vite, i bën ata figura të paharrueshme.

Të lidhura

None found

Si mund të harrojmë vdekjen e Tina Turner apo Mttheë Perry, Chandler-it të paharruar në serialin kult televiziv Friends. Vajza e mbretit të rokut Elvis Presley, Lisa Marie, po ashtu vdiq nga arresti kardiak i shkaktuar nga obstruksioni i zorrëve pas operacionit bariatrik. Dhe më pas vdekja e papritur e Davide Renne tre javë pas shpalljes së emërimit të tij si drejtor kreativ i Moschinos.

Fatkeqësisht ky vit nuk u mjaftua me kaq humbje, Tatjana Patitz, një nga supermodelet më të famshme të viteve tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë, u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare më 11 janar. Ajo nuk e fitoi betejën e saj kundër kancerit të gjirit dhe ndërroi jetë në spital në Santa Barbara, Kaliforni.

Më 15 shkurt, aktorja, ikonë seksi e viteve gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë, Raquel Welch, ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare në shtëpinë e saj në Los Anxhelos pas një sëmundjeje të shkurtër.

Më 16 korrik, Jane Birkin ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare . Aktorja dhe këngëtarja u gjet e pajetë në apartamentin e saj në Paris: pak para vdekjes ajo kishte anuluar disa shfaqje për arsye shëndetësore pas një goditjeje të lehtë. “Unë kam qenë gjithmonë një optimiste e madhe, por e kuptoj se më duhet ende pak kohë për të qenë në gjendje të performoj përsëri në skenë,” u tha ajo fansave në maj.

Më 21 korrik, pak ditë para ditëlindjes së tij të 97-të, “këngëtari i fundit” Tony Bennett , i cili kishte vite që po luftonte me Alzheimer-in, vdiq pas sëmundjes që nuk e kurseu aspak.

Edhe këngëtarja dhe kantautorja irlandeze Sinéad O’Connor vdiq në banesën e saj Herne Hill në Londër më 26 korrik.

Disa ditë më vonë, më 31 korrik, vdekja e Angus Cloud në vetëm 25 vjeç tronditi fansat e Euphoria : aktori, i cili luante rolin e shpërndarësit të drogës Fezco në serialin HBO, u gjet i vdekur në shtëpinë e familjes në Oakland, Kaliforni, për shkak të për një mbidozë të përcaktuar si “aksidentale”.

Më 27 shtator, fansat e Harry Potter i thanë lamtumirën Michael Gambon , aktorit që luajti rolin e Albus Dumbledore në sagën për djalin magjistar më të famshëm në botë. Aktori u shtrua në spital me pneumoni.
Më 15 tetor, një ditë para ditëlindjes së saj të 77-të, aktorja Suzanne Somers , e famshme në Itali me “Three’s Company for Rent dhe A Blonde for Dad”, ndërroi jetë pasi luftoi me kancerin e gjirit për më shumë se njëzet vjet.
Aktorja Anna Kanakis, ish Miss Italia 1977, vdiq më 19 nëntor në moshën 61-vjeçare, e goditur nga një tumor i diagnostikuar shtatë muaj më parë dhe që nuk u zbulua kurrë për publikun.

Më 8 dhjetor lajmi për vdekjen e Ryan O’Neal pas një lufte të gjatë kundër leuçemisë dhe kancerit të prostatës, ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare.

të fundit

Vrasja në Athinë dhe vetëvrasja e autorit, hetuesit zbardhin të shkuarën e shqiptarit dhe lidhjen me viktimën

Autoritetet greke po hetojnë në detaje të kaluarën dhe marrëdhënien e një 48-vjeçari me origjinë shqiptare, i cili vrau një…

1 minute ago

QMK raporton 33 zjarre në 24 orët e fundit, katër vijojnë të jenë aktive

QMK njofton se 33 zjarre në ambient të hapur janë regjistruar në disa pjesë të vendit brenda 24 orëve të…

3 minutes ago

Bayern Munich përcakton planin mjekësor për Jamal Musialën pas dy episodeve të kolapsit

Shqetësimet rreth gjendjes së Jamal Musialës janë shtuar pas dy episodeve të kolapsit që mesfushori i Bayern Munichut përjetoi në…

9 minutes ago

Nga Krasnodari te Kharkivi/ Sulmet vrasin civilë ndërsa diplomacia për paqen zvarritet, dy fëmijë humbin jetën në një çerdhe

Dy fëmijë kanë humbur jetën dhe nëntë persona të tjerë janë plagosur, mes tyre shtatë fëmijë, pas një sulmi me…

22 minutes ago

From Krasnodar to Kharkiv, attacks claim civilian lives as peace diplomacy is delayed

Dy fëmijë kanë humbur jetën dhe nëntë persona të tjerë janë plagosur, mes tyre shtatë fëmijë, pas një sulmi me…

27 minutes ago

Landfill collapse engulfs homes in Guinea, 30 dead and more than 20 injured

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën në një tragjedi të rëndë në Conakry, kryeqytetin e Guinesë, pasi një masiv…

27 minutes ago