showbiz

Sabiani në “Big Brother VIP”, nëna e Kristit thyen heshtjen: E paprecedentë, situata që nuk përfaqësojnë vlerat tona

Sabiani është një nga 6 banorët që hynë në shtëpinë e Big Brother në spektaklin e së shtunës. Hyrja e tij “tronditi” Kristin, i cili sapo kishte filluar romancën me vajzën e Sabianit, Keisin.

Sabiani ka shprehur mospëlqimin e tij për marrëdhënien e Keisit me Kristin. Sakq gjatë një diskutimi dje me Kristin dhe Keisin, Sabiani ka thënë se të tre do të flasin gjerë e gjatë pas spektaklit të së martës.

Të lidhura

None found

Por aspak dakord me këtë situatë shprehet nëna e Kristi, reagimi i të cilës është siguruar nga Albeu.com. Ajo shprehet se fëmijët pajisen me edukatë për tu bërë të pavarur dhe të bëjnë zgjedhjet e tyre në jetë, pra ndryshe nga Sabiani që po ndërhyn në zgjedhjet e vajzës së tij.

“Ne i rrisim fëmijët tanë dhe i pajisim ata me edukimin, ndjenjën e qëllimit dhe qëndrimin që u nevojiten për të lulëzuar dhe formuar botën e tyre! Me aftësitë dhe vlerat e tyre ata bëhen të pavarur dhe bëjnë zgjedhjet e tyre në jetë. Kjo duhet të na bëjë krenarë!

Ka momente në jetë kur po përballemi me sfida të paprecedentë, situata që nuk përfaqësojnë vlerat tona. Në këto raste përgjigja më e mirë është qetësia, ekuilibri dhe mirëkuptimi. Krenar për ty Kristi”, janë fjalët e Mimozës

Nga ana tjetër as Kristi nuk e ka pritur mirë hyrjen e Sabianit në shtëpinë e Big Brother Vip Albania. Në një bisedë me banorët e tjerë, ai është shprehur se hyrja e Sabianit është shumë presion për të.

“Nuk jam mësuar me këtë. Nuk është çështje përballimi, çështja është ça do bësh? Është shumë, është presion mbi mua dhe mbi atë vetë. Kupton? Unë jam dakord që duhet ta marr seriozisht, jam shumë dakord, por kjo është nivel tjetër. Kemi 8 ditë që jemi bashkë”, tha Kristi./albeu.com/

të fundit

Kidda sjell këngën e re “Akuza” bashkë me videoklip

Kidda vjen me “Akuza”, publikon projektin e ri muzikor me videoklip [...]Read More...

11 seconds ago

Jona përballet me pyetjen virale “A e njeh Ukin?

“A e njeh Ukin?”, Jona përballet me pyetjen virale [...]Read More...

27 seconds ago

Jona e hedh poshtë Fuegon: Nuk më tërheq dhe s’e shoh veten në një lidhje me të

Jona refuzon Fuegon: Nuk më pëlqen dhe nuk e shoh veten në një lidhje me të [...]Read More...

42 seconds ago

Arrin në BBVK droni në mbështetje të Zojës, ja çfarë i shkruhej

Droni në mbështetje të Zojës mbërrin në BBVK, ky ishte mesazhi për të [...]Read More...

59 seconds ago

Jona i tregon Vëllait të Madh një të fshehtë: Komunikoi me të para hyrjes në shtëpi

Jona i zbulon Vëllait të Madh një sekret: Kishte kontakt me... [...]Read More...

2 minutes ago

Alarm për prani dronësh, mbyllet për dy orë aeroporti i Genovas në Itali

Aeroporti “Cristoforo Colombo” në Genova të Italisë, u mbyll për rreth dy orë mbrëmjen e djeshme, më 19 nëntor, pas…

7 minutes ago