Categories: showbiz

Jona i tregon Vëllait të Madh një të fshehtë: Komunikoi me të para hyrjes në shtëpi

Jona ka ndarë me Vëllain e Madh një informacion që lidhet me periudhën para se të futej në shtëpinë e Big Brother, duke zbuluar se Edita e kishte kontaktuar përpara se të dyja të bëheshin banore.

Ajo shpjegoi se komunikimi mes tyre kishte ndodhur nëpërmjet një miku të përbashkët, por një takim fizik nuk kishte ndodhur kurrë, pasi Jona kishte refuzuar të bënte ndonjë planifikim para hyrjes në lojë.

Të lidhura

None found

“Para se të hyja në Big Brother, unë dhe Edita kishim një njohje të përbashkët. Ajo kishte shprehur dëshirën për t’u takuar, por takimi nuk u realizua sepse unë preferoja të prisja dhe të shihja si do të zhvilloheshin dinamikat brenda shtëpisë. Editen nuk e kam njohur personalisht.

Kishim një mik të përbashkët, i cili më njoftoi në telefon se edhe ajo do të bëhej pjesë e programit. Unë i thashë se nuk më interesonte të bëja plane paraprake, sepse nuk jam nga ata persona që organizojnë gjithçka që më parë. Në radhë të parë, dua t’i shoh gjërat me sytë e mi dhe, në radhë të dytë, preferoj që ngjarjet të ecin në mënyrë spontane”, rrëfeu Jona.

Të gjitha hollësitë i gjeni në videon e mëposhtme:

të fundit

Këmbimi valutor 20 Nëntor, çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme një dollar amerikan, blihet për 81.6 lekë dhe shitet për 82.7 lekë. Euro, blihet me 89.8 lekë…

1 minute ago

Trump vlerëson me notën maksimale samitin me Putin dhe Xi, Evropa refuzon çdo zgjidhje për Ukrainën pa Kievin

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur i kënaqur me samitin trepalësh me presidentin rus Vladimir Putin dhe atë kinez Xi…

5 minutes ago

Gjykata në Turqi i anulon diplomën Imamoglut, i bllokohet rruga për në zgjedhjet presidenciale

Një gjykatë në Turqi ka vendosur të pavlefshme diplomën universitare të Ekrem Imamoglut, kryebashkiakut të burgosur të Stambollit dhe një…

5 minutes ago

Kidda sjell këngën e re “Akuza” bashkë me videoklip

Kidda vjen me “Akuza”, publikon projektin e ri muzikor me videoklip [...]Read More...

8 minutes ago

Jona përballet me pyetjen virale “A e njeh Ukin?

“A e njeh Ukin?”, Jona përballet me pyetjen virale [...]Read More...

8 minutes ago

Jona e hedh poshtë Fuegon: Nuk më tërheq dhe s’e shoh veten në një lidhje me të

Jona refuzon Fuegon: Nuk më pëlqen dhe nuk e shoh veten në një lidhje me të [...]Read More...

9 minutes ago