Categories: showbiz

Rregulla të panegociueshme në sezonin e ri të “Për’puthen”, Heidi Baci paralajmëron masa deri në përjashtim

Sezoni i ri i emisionit të dashurisë “Për’puthen” nisi ditën e djeshme në Top Channel. Në hapje të programit, moderatorja Heidi Baci prezantoi rregulloren e re për konkurrentët, opinionistët dhe publikun, duke theksuar se ajo do të zbatohet nga të gjithë.

Të lidhura

None found

Sipas saj, rregullat janë të qarta dhe nuk mund të negociohen. Përgjatë këtij sezoni do të kërkohen respekt dhe përgjegjshmëri, ndërsa ndaj bullizimit, gjuhës së urrejtjes dhe dhunës do të ketë zero tolerancë.

Duke qenë se “Për’puthen” është një prej programeve më të ndjekura në Shqipëri dhe transmetohet 5 ditë në javë në ekranin kombëtar, Top Channel, produksioni ka vendosur kufij të përcaktuar për përmbajtjen dhe sjelljen në program.

Nuk do të pranohet përdorimi i gjuhës televizive të papërshtatshme, fyese apo degraduese. Po ashtu, do të ndalohet çdo material që nxit sjellje të dëmshme ose keqedukuese.

Rregullorja ndalon në mënyrë kategorike çdo formë dhune, qoftë fizike, verbale apo psikologjike. Gjithashtu, nuk lejohet promovimi, justifikimi apo glorifikimi i dhunës, ndërsa skenat eksplicite dhe përmbajtjet e papërshtatshme për fashën orare të programit janë të ndaluara rreptësisht.

Heidi Baci bëri të qartë se fjala e moderatores duhet respektuar nga të gjithë. Konkurrentët dhe opinionistët duhet t’u binden ndërhyrjeve, udhëzimeve dhe vendimeve të saj gjatë transmetimit, pasi autoriteti i moderatores në studio nuk është objekt negocimi.

Opinionistët mund të kritikojnë, të kundërshtojnë dhe të shprehin qëndrime të forta, por nuk mund të bullizojnë, ofendojnë apo poshtërojnë një konkurrent. Kritika duhet të mbetet pjesë e debatit televiziv dhe nuk duhet të shndërrohet në sulm personal. Roli i opinionistit është të ndikojë në dinamikën e programit dhe, mbi të gjitha, të ndihmojë në zhvillimin e historive të dashurisë, qoftë drejt një bashkimi apo drejt një ndarjeje kur kjo është e nevojshme.

Konkurrentët, të cilët u cilësuan si fytyra e një brezi të ri shqiptar, pritet të përfaqësojnë diversitetin, individualitetin dhe respektin reciprok. Ata nuk lejohen të krijojnë kontakte apo të zhvillojnë takime jashtë programit, përveç komunikimeve të përcaktuara dhe të miratuara nga produksioni.

Takimet private, drekat dhe darkat mes konkurrentëve jashtë ambienteve të programit nuk lejohen pa dijeninë e produksionit. Nëse një konkurrent konstatohet duke zhvilluar takime të tilla, materialet përkatëse do t’i paraqiten programit për verifikim.

Në fund, u përsërit se në “Për’puthen” nuk tolerohen gjuha e urrejtjes, bullizimi apo diskriminimi ndaj individëve ose komuniteteve. Shkelja e rregullores do të pasohet nga masa të ashpra, deri në përjashtim.

të fundit

Questions about corruption and allegations against Balluku spark clash between Rama and American journalist: I’m not here to share my feelings

Gjatë intervistës me gazetarin amerikan Andrew Callaghan të Channel 5, kryeministri Edi Rama është përballur me pyetjet në lidhje me…

12 minutes ago

Students set fire to effigies of Rama and Berisha as activist calls for their departure: They have held the country hostage for 36 years

Protestuesit kanë shprehur dhe njëherë pakënaqësinë e tyre me qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, por edhe me opozitën e Sali…

13 minutes ago

Major fire at HPCL refinery in India, workers report hearing an explosion

Një zjarr i madh shpërtheu në një ndër rafineritë më të madhe të naftës në Indi, duke shkaktuar panik te…

13 minutes ago

Lightning strike on golf course in Thailand kills 15-year-old girl

Një golfiste 15-vjeçare ka humbur jetën pasi u godit nga rrufeja në një fushë golfi në Tajlandë, ku aktiviteti sportiv…

13 minutes ago

Mickoski: Meetings in Germany aimed at attracting new investment and boosting GDP

Kryeministri Hristijan Mickoski sonte, nëpërmjet një videomesazhi, informoi se sot, në kuadër të vizitës së tij në Gjermani, ai dhe…

13 minutes ago

Samka Ibraimovski, PCER leader and former minister, dies

Ka ndërruar jetë Samka Ibraimovski, kryetari i Partisë për Emancipimin e Plotë të Romëve (PCER), ish-deputet dhe anëtar i Qeverisë…

14 minutes ago