Heidi Baci do të jetë moderatorja e sezonit të ri të Për’puthen, duke u përballur me një sfidë të re televizive.
Gjatë një interviste në Wake Up, ajo tregoi se vendimi për të drejtuar këtë format erdhi në një moment kur ndiente nevojën të provonte diçka më të vështirë dhe të largohej nga zona e saj e komfortit.
None found
Heidi tha se fansat e saj janë të shqetësuar, pasi nuk janë mësuar ta shohin në një rol të tillë. Ajo shtoi se Për’puthen synon të afrojë njerëzit dhe se këtë herë do të ketë edhe përgjegjësinë për të bashkuar çifte.
“E ndjeva se kishte ardhur koha të merrja përsipër një sfidë më të madhe. Nuk jam njeri që dëshiron të qëndrojë në ‘comfort zone’. Kjo është bërë e ditur dhe Blendi e di shumë mirë. Fansat e mi janë në merak, sepse nuk më kanë parë më herët në një format të tillë.
Për’puthen është një reality-show që synon t’i afrojë njerëzit me njëri-tjetrin. Do të bashkoj njerëz dhe pikërisht për këtë arsye mendova se ishte momenti i duhur që ta bëja këtë.
Këtë herë ndihem plotësisht e përgatitur. Zakonisht nuk kam kërkesa për publikun, por tani do t’u kërkoja të hapnin zemrën, të linin mënjanë paragjykimet dhe t’i përjetonin ndjenjat deri në fund”, u shpreh Heidi.
Sulmuesi i Prishtinës, Assane Diatta po del të jetë njëri prej lojtarëve kryesor këtë sezon në Superligën e Kosovës. E…
Këtë të hënë, ka rënë dëbora e parë në vend, si pasojë e temperaturave të ulëta. Dëbora e parë ka…
Abissnet Superiore, FSHF Tirana dhe Skënderbeu do të përballen një ditë më para seç ishte parashikuar në axhendën e Superiores…
Ish-drejtoresha e Përgjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve të Tiranës, Zhaneta Beqiri, ka reaguar këtë të hënën pas shkarkimit të saj…
Aprilia Racing e ka mbyllur fundjavën në Katar me një fitore dhe dy pilotë në podium. Marco Bezzecchi ishte protagonisti…
Prodhuesi kinez BYD ka prezantuar modelin e ri Fang Cheng Bao Tai 9, një SUV hibrid me gjashtë ulëse, i…