showbiz

Rrëfimi i veçantë dhe plot batuta i Ledion Liços, zbulon detaje nga televizioni dhe jeta personale

Ledioni rrëfeu dëshirën e tij për t’u marrë me muzikë, por siç tha “i thërriti mendjes” shpejt dhe iu fut botës së televizionit.

“Në fillim unë kam dashur të merresha me muzikë dhe pasi lajthitja shkoi deri aty sa unë të shkova dhe bëra dhe videoklipe, shyqyr që njerëzit pranë më thanë t’i thërrisja mendjes… 2004 ka qenë viti që fillova të punoja në Top Channel. Ka qenë një periudhë shumë e bukur ajo e fillimit tim në televizion”, tha ai.

Gjatë intervistës Liço foli edhe për familjen.

“Njohja me Sarën ka qenë një nga gjërat më të rëndësishme, jam shumë me fat që kam krijuar jetën me të dhe ndajmë edhe punën, e kam shefe në punë, nuk ta përton fare… Në shtëpi mundohem të jem unë shefi, natyrisht në fundjavë…”, tha ai me humor.

E sa i përket njohurive të tij në futboll… ia ka mësuar i biri, London.

“Çfarë di për futbollin, një pjesë të mirë mi ka mësuar London. Dua shumë që të shkojmë në stadium edhe nëse nuk e kemi qejf, që t’u kultivojmë fëmijëve një dashuri për futbollin”, u shpreh Liço.

Por çfarë mendon ai për Big Brother dhe si ishte eksperienca në prezantim?

“Ishte një punë që të konsumonte kohën, por për mua ka qenë një nga përvojat më argëtuese dhe mezi pres që ta bëj prapë”, tha Ledioni.

të fundit

FSHF publikon rregullat e reja për përzgjedhjen e lojtarëve në ekipet kombëtare të moshave

Federata Shqiptare e Futbollit, ka përcaktuar disa rregulla të reja mbi mënyrën e grumbullimit të lojtarëve në ekipet kombëtare të…

25 seconds ago

Dh*nohet live në TikTok “Diamanti Blu”, reagon Kozaku: Mirë ia kanë bërë… (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka qarkulluar ditën e djeshme në rrjetet sociale, ku sipas pamjeve, personazhi i njohur në TikTok,…

3 minutes ago

Djemtë nga Kosova befasojnë Will Smithin me një dhuratë – ZiuuRugs vazhdon të impresionojë yjet botërorë

Djemtë nga Kosova edhe një herë marrin vëmendjen e yjeve botërorë, dhe e gjitha kjo përmes ZiuuRugs! Të njohur për…

7 minutes ago

Mbi 26 mln euro pasuri me burim të paligjshëm/ Policia i sekuestron Kristian Konit 20 llogari bankare, 19 prona të paluajtshme dhe…

Në kuadër të operacionit të koduar “Fortesa”, Policia e Tiranës ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 26.5 milionë euro, në…

20 minutes ago

Elvis Naçi jep lajmin e mirë: Vëllai i dy motrave që humbën jetën nga aksidenti në Sarandë, arriti në spitalin Bambino Gesu në Romë bashkë me nënën

Më 24 gusht, një aksident tragjik ndodhi në aksin Sarandë-Delvinë, ku si pasojë humbën jetën motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku,…

38 minutes ago

Dembele apo Jamal? Buskets voton për ish-shokun e tij të skuadrës: “Topin e Artë” e fiton…

Ousmane Dembele kundër Lamine Jamal. Me më pak se një muaj deri në ceremoninë e Topit të Artë 2025 në…

2 hours ago