showbiz

Rrëfimi i Elia Zaharia: Për hir të vajzës sime kam zgjedhur që…

Aktorja Elia Zaharia, në një lidhje telefonike në emisionin “Zona Zero”, rrëfeu detaje nga situata e ndodhur mes familjes së saj dhe ish-bashkëshortit, Princit Leka.

Zaharia tha se konflikti me ish-bashkëshortin ishte “një rrufe në qiell të hapur”, pasi deri në ato momente, procesi i ndarjes po shkonte paqësisht.

Të lidhura

None found

Ajo tha se vajza e tyre Princesha Geraldina, ishte e pranishme në konfliktin e ndodhur mes Princit Leka, me babait të saj Gjergj Zaharia.

Intervista:

Pyetje: Si jeni njohur me Princin?

Elia Zaharia: “Jemi njohur në Tiranë gjatë pushimeve verore, kur unë kthehesha një herë në vit për të takuar familjarët”.

Pyetje: Kishe dëgjuar që nga oborri mbretëror ishte planifikuar që Princi të martohej me vajzën e ish presidentit Rugova, Teutën?

Elia Zaharia: “Asnjëherë, nuk janë diskutuar këto gjëra. Nuk kam një koment se nuk është diçka që më përfshin”.

Pyetje: Pse keni reaguar në mënyrë aq të rreptë apo agresive, në video?

Elia Zaharia: “Unë arsyet i kam sqaruar edhe në organet përkatëse. Për shkak të konfrontimit që pashë midis ish-bashkëshortit tim dhe babait. Nuk do të kisha zgjedhur kurrë që kjo të ndodhte, dhe aq më tepër të servirej kjo, pasi është një moment intim, familjar. Përpos statusit, unë jam njeri prej mishi, gjaku dhe shpirti”.

Pyetje: Reagimi yt lidhet me atë anë njerëzore…

Elia Zaharia: “Po por nuk do të doja të zgjatesha për diçka që është në organet hetimore. Nuk ka asnjë arsye tjetër, çdo gjë ka qenë e sqaruar paraprakisht. Kjo që na ndodhi për familjen time ishte një rrufe në qiell të hapur, pasi ndarja po shkonte normalisht”.

Pyetje: Vajza si e ka pritur këtë?

Elia Zaharia: “Në konfrontimin tim me Princ Lekën, vajza nuk ka qenë e pranishme, por ka qenë e pranishme gjatë konfrontimit të tij me babain tim, për këtë jam e lënduar. Për hir të vajzës time kam zgjedhur të mos baltos kërkënd. Çdo gur që sot hidhet mbi mua apo babain e saj, nesër do të kthehet në peshë për të”.

të fundit

Grabitje rekord në Toskanë, zhduken 30 mijë shishe verë me vlerë 5 milionë euro

Një grabitje e përmasave të jashtëzakonshme është regjistruar në Toskanë të Italisë, ku një grup prej të paktën shtatë personash…

6 minutes ago

Reagim i ashpër i Ragmi Mustafit ndaj retorikës së Vuçiqit për Shaip Kamberin dhe shqiptarët

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Ragmi Mustafi, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në…

7 minutes ago

Mucunski: Qëndrimet me Bullgarinë për çështjet thelbësore mbeten ende të largëta

"Marrëdhëniet dypalëshe, procesi i integrimit evropian të Maqedonisë, mosbesimi midis dy palëve dhe nevoja për ta kapërcyer atë përmes dialogut,…

17 minutes ago

Milani përgatit një marrëveshje si ajo e Nico Paz për transferimin e Endrickut

Gjiganti italian, Milani synon nënshkrimin e sulmuesit brazilian, Endrick nga Real Madridi, në një marrëveshje të ngjashme sikurse Como me…

18 minutes ago

Mustafi dënon deklaratat e Vuçiqit për Shaip Kamberin dhe shqiptarët

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Ragmi Mustafi, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në…

19 minutes ago

Reshje e dendura të shiut/ Paralizohet Tirana, radhë kilometrike në akset kryesore të kryeqytetit

Qarkullimi i automjeteve në Tiranë, është rënduar këtë të premte. Mëngjesin e sotëm janë krijuar radhë të gjata trafiku në…

27 minutes ago