Elia Zaharia, ka folur pas sherrit mbretëror të ndodhur në familjen mbretërore. Princ Leka shkoi në banesë, që të merrte vajzën e tij, por dyshohet se aty ka nisur një konflikti verbal, që më pas ka shkuar drejt konfrontimit fizik.
Princ Leka, pasi ka bërë dje denoncim në polici, ka sqaruar para oficerëve se ish-vjehrri i tij, Gjergj Zaharia e ka dhunuar, e ka goditur me një statujë dhe më pas e ka kapur prej xhupi për ta nxjerrë jashtë banese.
Ndërsa Elia mohon dëshminë e princit dhe thotë se ai ishte i dhunshëm dhe e ka shtyrë.
Elia Zaharia: “Erdhi i agresuar dhe u bë i dhunshëm. Më ka kapur prej duarsh, më ka shtyrë dhe ka tentuar që të më godasë. Ne jemi vetëmbrojtur”.
Të dyja palët kanë përfunduar në polici, ndërsa kanë kërkuar urdhër-mbrojtje.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi L. Z., 42-vjeç, dhe ka kallëzuar se shtetasja E. Z., 42-vjeçe, dhe shtetasi Gj. Z., 71-vjeç, kanë ushtruar dhunë ndaj tij. I është marrë deklarim shtetases E. Z., e cila gjithashtu pretendon se është dhunuar nga shtetasi L. Z. Për të dy këta shtetas janë plotësuar kërkesë paditë për urdhër mbrojtjeje të menjëhershme”, njofton policia.
Princ Leka dhe Elia Zaharia, janë në proces divorci, pas 7 vitesh martesë dhe më shumë se një dekadë histori dashurie.
Ndërkohë që vajza e tyre Geraldina Zogu, është në kujdestarinë e të ëmës, Princ Leka, po shijon romancën me fotografen Blerta Celibashi.
Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…
Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…
Kur Barcelona të udhëtojë këtë të diel në stadiumin ‘Wanda Metropolitano’ për t’u përballur me Atletico Madridin, vëmendja do të…
Dashi Nuk duhet ëndërroni me shume nga sa duhet sot ju te dashuruarit sepse situata mund t’iu dale tërësisht jashtë…
Nga drejtues i Prokurorisë së Përgjithshme dhe i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Adriatik Llalla përfundoi…
Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi përgjimet e reja të Ergys Agasit,…