showbiz

Rrëfimi drithërues i Melisës në BBVK: U ngacmova se*sualisht në moshën 5-vjeçare (VIDEO)

Konkurrentja e “Big Brother VIP Kosova”, Melisa Lleshi, ka tronditur mbrëmë publikun shqiptar me një rrëfim shumë të ndjerë për jetën e saj personale.

Jo të gjitha ditët kanë qenë të bukura për Melisën, e cila vetëm pak kohë më parë ka vuajtur nga ankthi dhe është mbyllur shumë në vetvete. Ditë me radhë, ajo i ka kaluar në shtëpi dhe në pamundësi për t’i shpjeguar të tjerëve ndjesitë e saj.

Të lidhura

None found

Melisa shprehej se zhgënjimet e njëpasnjëshme nga personat e afërt dhe komentet e publikut, i kishin ndikuar në atë gjendje. Për të ndihmuar veten, ajo kishte ndjekur seanca në një psikolog, ndërsa më vonë kishte kryer terapi.

“E kam menduar që nuk e meritoj të jetoj. Kam tentuar, deri aty sa seriozisht e kam parë veten në rrezik. U verbova komplet dhe u mbylla shumë më shumë, sa vura re tek vetja që harrova shumë gjëra. Nuk mbaja mend shoqërinë time të vogël, shumë ngjarje. Nuk mbaja mend pse i kisha disa frikëra.

Në terapi, m’u kujtua që kur kam qenë 5 vjeç, jam ngacmuar seksualisht. Kur i mendoj tani të gjitha momentet… një mashkull plot epsh që nuk e shihte se isha thjesht një fëmijë! Falë Zotit nuk jam përdhunuar, por më besoni që nuk është aq e lehtë. Kam menduar me vete që është diçka që duhet ta fsheh, që është diçka që kalon se s’duhet të shkaktoja probleme.

Pastaj më ndodhi për herë të dytë, kur kam qenë më e rritur. Kjo ka qenë arsyeja që unë kam ikur nga qyteti ku isha, që të jetoja vetëm. Mendoja se të gjithë më shohin në atë mënyrë…”

të fundit

Murati seeks an explanation from SPAK over the lack of a request to arrest Balluku

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

2 hours ago

Papin kritikon Mbappen: Prezantimi në media i dëmtoi ëndrrën për Topin e Artë

Ish-fituesi i Topit të Artë, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar Kylian Mbappen për mënyrën se si u prezantua në media gjatë…

3 hours ago

Murati kërkon shpjegime nga SPAK për mungesën e një kërkese për arrestimin e Ballukut

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

3 hours ago

Klodiana Lala: Refusing a second SPAK request for Balluku would raise suspicions about Rama

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…

3 hours ago

Charles honors the four marines killed when the HMBS Flamingo sank in the Bahamas

Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…

3 hours ago

€122 million more for wages and pensions in the 2026 budget

Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…

3 hours ago