Categories: showbiz

“Di për ty gjëra që nuk i di as Andi”, Sindi pendohet dhe i kërkon falje Melisës (FOTO LAJM)

Melisa dhe Sindi patën një përplasje virtuale me njëra-tjetrën, pasi kjo e fundit kërkoi që të gjithë këngëtarët e dalë nga “Për’puthen” të hiqnin dorë nga muzika.

Siç duket Melisa nuk e priti mirë këtë deklaratë dhe ka reagur sot përmes një videoje të gjatë të postuar në Instastory. Melisa shprehet me shumë qetësi se dhe Sindi mund ta kishte shfrytëzuar famën e marrë nga “Për’puthen” për të bërë diçka më të mirë në jetën e saj. Ajo shton se është shumë krenare me arritjet e saj aktuale në muzikë, por ndërkohë Sindi nuk po bën asgjë me jetën e saj. Melisa shprehet se gjithë vëmendjen e marrë nga emisioni, Sindi po e përdor për të hedhur vrer kundër të tjerëve dhe jo për veten. Ajo thotë se Sindi ka shumë talent në violinë dhe me lutje i kërkon që të fokusohet tek vetja dhe jo tek të tjerët.

Të lidhura

None found

Sindit nuk i shpëtoi ky reagim i Melisës dhe i ka kthyer menjëherë një përgjigje.

“Miqesisht pa ironizime dhe pa viktimizim! Une nuk kam asgje personale as me ty as me “artistet” e rinj te Perputhen! Ne qofte se e ke degjuar me vemendje, une kam thene punoni fort per kete talentin qe keni dhe pastaj konsiderojeni veten te barabarte me artista qe kane vite qe studiojne dhe preferojne te maten mire perpara se te marrin nje hap te madh. Nuk preferojne te marrin klikime per ëardrobe malfunctions tek videoklipi i pare dhe puthjen e famshme te videoklipi i dyte! Arti nuk eshte kaq e dashur! Meso te kendosh njehere live pastaj konsideroje veten te “arrire”. Per mua mos ma qaj hallin se kur ti lepije-peshtyje dhe peshtyje-lepije per te bere nje kenge Sindi luante me orkestren filaromonike te Bukureshtit per 1000-2000 veta. Te japesh nje koncert ne violine pergatitesh te pakten 6-7 muaj per ate koncert po ti ske nga ta dish se sja ke idene e muzikes. Nje gje jam kurioze per ty apo edhe per ate tjetren. Per “muziken” tuaj kane folur edhe producente te njohur shqiptare dhe ju skeni asnje reagim per ta. Pse reagoni vetem per Sindin? Dhe me e bukura, tani cdokush po e ben diferencen se kush shkoi ne shoë per fame e kush ishte reale. Per ty kam goxha gjera qe si kam thene qe si di askush pervec meje as ai qe ke perkrah per te cilat je falenderuese! Gjithe te mirat ne rrugtimin tend te klikimet! Skeno skandalin e rradhes per klikime te tjera!”, shkroi Sindi në një postim.

Mirëpo më vonë Sindi është bërë pishman për deklaratën e saj dhe i ka kërkuar falje publikisht Melisës. Ajo e ka fshirë postimin dhe i ka kërkuar ndjesë ish-konkurrentes së “Për’puthen”.

“Gjërat shkojnë gjithmonë në ekstrem kur bëhet fjalë për ëndrrat tona. Megjithatë kërkoj ndjesë meqënëse të kam shqetësuar ty apo dikë tjetër! Të uroj gjithë të mirat!”, shkruan Sindi.

të fundit

Artan Hoxha: Electoral crime investigation is two years late; Sara’s departure will not cost Rama his mandate

I ftuar në studion e News24, gazetari Artan Hoxha komentoi hetimet e SPAK-ut për krimet zgjedhore dhe vëmendjen politike të…

2 hours ago

Trump meets Imelda Marcos in Manila and tells her “We love you,” after knowing her for more than 40 years

Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një takim të veçantë në Manila me 97-vjeçaren Imelda Marcos, ish-zonjën e parë të…

2 hours ago

Scottish police call for restrictions on e-bike and e-scooter sales amid rising crime and accidents

Oficerët e lartë të Policisë në Skoci kanë kërkuar kufizimin ose ndalimin e shitjes së biçikletave dhe skuterëve elektrikë, pas…

2 hours ago

After nearly 40 years, parents convicted of torturing and killing their 4-year-old daughter in France

Një ngjarje tronditëse e ndodhur në Francë në vitin 1987 ka marrë një tjetër zhvillim pas afro katër dekadash. [...]…

2 hours ago

Released from prison and celebrating with his family, he is accused of stabbing a 42-year-old man to death in the US

Një festë familjare e organizuar për të festuar lirimin e tij nga burgu federal përfundoi në tragjedi në Karolinën e…

2 hours ago

NIH calls for an investigation into Fauci’s involvement in the study that rejected the COVID-19 lab-leak theory

Roli i ish-këshilltarit kryesor shëndetësor të Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, në një prej studimeve më të rëndësishme shkencore të…

2 hours ago