showbiz

Rozana përplaset ashpër me Gertën: O grua e turpshme, mjaft sepse nuk e ke Big Brotherin në varreza

Rozana dhe Gerta janë përplasur ashpër gjatë Primes së sotme dhe shkak për këtë është bërë një debat i mëhershëm gjatë të cilit moderatorja për të evituar thirrjen në emër i ishte kthyer këngëtares duke i thënë “o e bija e Ferdinandit”.

Një moment i tillë nuk është pritur mirë nga Rozana, e cila i kujtoi Gertës se nuk e ka Big Brotherin në varreza, por këtu me të gjallët.

Të lidhura

None found

Ledioni: A është normale brenda kontekstit ku jemi që gjatë dhënies së një argumenti të përmendet emri i dikujt që nuk jeton më?

Gerta: Unë nuk po them diçka të jashtëzakonshme, unë thjesht po them që Rozana është e bija e babait dhe preferoj që të mos e thërras fare me emër.

Ledioni: Pra është normale?

Rozana: Pse ti e bija e kujt je? Të gjitha vajzat janë të bijat e baballarëve…

Gerta: Pikërisht.

Rozana: Po ç’të duhet ty im at të cilin e kam mbuluar me dhe ka 20 vjet? Ai nuk ka ardhur në Big Brother. Unë babain tënd nuk ta kam përmendur, madje e kam uruar sot që të bëhet 100 vjeç. Më ke përmendur babain që nuk është më, më ke përmendur motrën që nuk gjendet në Big Brother dhe je një gënjeshtare kalibri. Je një grua shumë e keqe që në momentin që merresh me të vdekurit. Kelly mos u përfshi fare…

Laerti-Kellyt: Ti nuk ishe aty fare. Për gjërat që nuk je, mos bëj sekretarin e Aldos.

Rozana: Kemi të bëjmë me gruan që ka gojën më të keqe në shtëpi. Boll, boll. Më lër pa emër, por babain mos ma përmend. Më ke vënë sinonime nga më të ndryshmet, më ke quajtur gore, më ke quajtur tope, na ke quajtur të pamoralshëm. Na ke bërë sikur nuk bëjmë dot fëmijë dhe nuk i bëjmë dot ato që bën ti. Laertin e bëre pa familje. Ke përmendur…

Gerta: Boll, boll.

Rozana: Jo, jo. S’ka boll me mua. Je një gënjeshtare, ti vë në dyshim të gjitha klipet që ke parë, ke mashtruar që në moment të parë këtu…

Gerta: Qëndro te emri, nuk mund të më deformosh mua emrin.

Rozana: Unë kam emër, quhem Rozana Radi dhe jam shumë krenare që jam e bija e Ferdinand Radit, sikurse janë edhe shumë vajza të tjera krenare që janë vajzat e baballarëve të tyre.

Gerta: Unë nuk të thërras më në emër…

Rozana: Je një grua e turpshme. Mos më sepse nuk e ke Big Brotherin në varreza, e ke këtu me të gjallët.

Laerti: O Gerta, nënshtetësinë nuk ma ke dhënë ti. Andropauzën nuk ma ke dhënë ti, boll the shpifje.

Rozana: O Laert, boll se po merresh me një grua gënjeshtare.

të fundit

I dënuar në Itali me 22 vite burg, arrestohet në Tiranë 40-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore (EMRI)

Një person i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është lokalizuar dhe arrestuar në Tiranë, në kuadër të një tjetër…

18 seconds ago

Pas takimit Lladrovci–Konjufca, Drenori ngre pyetjen: A po shkrihet akulli?

Analisti politik Xhavit Drenori ka reaguar pas takimit mes Ramiz Lladrovcit dhe Glauk Konjufcës. Përmes një postimi në Facebook, Drenori…

8 minutes ago

E rëndë në Kosovë, 19-vjeçari gjendet pa shenja jete, zbardhen detajet e para

Një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Nikaj të Kaçanikut. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së…

19 minutes ago

Debutimi i Messit si pronar i Eldenses nis me fitore bindëse ndaj Oviedos

Ardhja e Lionel Messit ka dhënë menjëherë efekt te Eldense, si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Vetëm një ditë pas…

23 minutes ago

Rusia godet Urën Veriore në Kiev, dy të plagosur dhe qarkullim i ndërprerë

Një sulm rus ka goditur të shtunën një tjetër urë të rëndësishme në kryeqytetin ukrainas, Kiev, duke plagosur dy persona…

29 minutes ago

Po afron 6 tetori, partitë ende pa dakordësi për Presidentin

Kanë mbetur vetëm pak ditë deri në përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, ndërsa partitë politike…

30 minutes ago