showbiz

Tensione në “Big Brother VIP”/ Rozana Radi: Mbush ti apo jo? Zemër, nuk kam ndarë krevatin me ty

Banorët e “Big Brother VIP 4”, nuk kanë ngurruar të krijojnë situata tensione në shtëpi, teksa protagoniste kanë qenë këngëtarja Rozana Radi dhe moderatorja Gerta Gixhari.

Një përplasje ndodhi mes tyre, për shkak të diskutimit nëse ato të dyja njiheshin apo jo realisht nga jashtë.

Të lidhura

None found

Rozana këmbëngulte që nuk e njeh Gertën nga jeta e saj jashtë shtëpisë së “BBV”, por kjo e fundit e mohon një gjë të tillë, duke pretenduar se këngëtarja i njeh asaj çdo sfidë që ka kaluar në jetë.

Këngëtarja e pyeti moderatoren se sa herë kanë dalë ato së bashku, teksa ndodheshin jashtë shtëpisë së BBV, ndërsa ajo u përgjigj se kanë frekuentuar shoqërinë e njëra tjetrës një herë në kafe dhe janë takuar së bashku në evente të ndryshme për shkak të profesioneve që kanë.

Gerta: Rozë, ti më di shumë mirë mua jashtë.

Rozana: Sa herë kemi dalë ne të dyja jashtë? Kemi pirë ndonjëherë kafe?

Gerta: S’ka rëndësi! Edhe unë e njoh jetën tënde jashtë. Kemi pirë një kafe një herë, te Liqeni i Thatë.

Gerta: Edhe në evente jemi takuar.

Rozana: Po në evente me një si je, si kalove? Gerta, nuk kam pyetur për jetën tënde unë, çfarë jete ke bërë ti.

Gerta: S’ke pyetur, por e di që e di! Nuk më vjen mirë që thua ty nuk të njoh fare

Rozana: Po s’të njoh moj motër.

Situata ka agravuar kur Gerta është shprehur se Rozana gënjen, duke pretenduar se këngëtarja po mohon njohjen e thellë me moderatoren. Ky moment ka bërë që këngëtarja të shprehet ndaj moderatores: “Zemër, s’ kam ndarë krevatin me ty o shpirt. Di vetëm që je motra e Olta Goxharit! Për mua ekziston vetëm Olta Gixhari!”

Gerta: Duke e ditur që ajo po gënjen…

Rozana: Kujdes me termin gënjen. Jo gënjen këtu për mua. Informacionin që unë gënjeva, ku e more? Unë s’merrem fare, e di sa halle kam unë në jetën time? Të merrem unë se çfarë bën ti në jetën tëndë?! Kujdes, gënjen mos e thuaj më.

Gerta: Po sa herë të gënjesh do e them.

Rozana: Zemër, s’ kam ndarë krevatin me ty o shpirt. Di vetëm që je motra e Olta Goxharit! Për mua ekziston vetëm Olta Gixhari! S’ të njoh!

Sakaq, për shkak të një interviste që Gerta i ka marrë këngëtares, moderatorja shprehet se se Rozana e njeh atë shumë mirë jashtë, pasi në të kundërt nuk do të kishte pranuar të merrej në pyetje nga kushdo që do i dilte para. Këtu më pas ka ardhur dhe reagimi i këngëtares, e cila e nervozuar shprehet “Moj mbush apo nuk mbush ti?”

Rozana: Tani çfarë halli ke ti? Duhet të të njoh patjetër? Të kam parë në televizion, të kam takuar në evente por nuk të njoh!

Gerta: Po lëre tani… A të kam marrë në intervistë?

Rozana: Edhe të njoh e me njeh?

Gerta: Pra ti shkon në intervista kushdo që të dali përpara?

Rozaana: Çfarë thua moj Gerta, je në terezi? Mbush ti apo nuk mbush?

Rozana: E unë duhet të të njoh patjetër?

Gerta: Po patjetër, pse si shkon në intervistë ti? Se je Rozana Radi pra, shumë e madhja! Njerëzit shumë të mëdhenj nuk shkojnë kudo.

Rozana: M’u duke pak e thatë në prezantim dhe pastaj…

Gerta: Kam dhe unë arsyet e mia

Rozana: Në rregull edhe kjo, por kam dhe unë mendimin tim apo jo? Se ndaj kemi ardhur këtu.

Gerta: Patjetër që do e thuash

Rozana: Nuk m’u duk e bukur ajo që bërë pasi u prezantove, pas 5 minutshit dhe the, dëgjo unë mund të kisha thënë e gjëra të tjera meqe ju folët. Pse duhet t’i tregosh të tjerëve që mund t’i kishe thënë? Ja ku e ke dhomën e rrëfimit shko thuaj, ose kur të jemi aty na e thuaj. Ne këtu jemi, dëgjojmë.

Gerta: Po ne për këtë punë kemi ardhur këtu.

Rozana: Për shembull, atë dite që e the, pasi u prezantove, para të gjithëve dhe the jo po ju folët shumë, mendova se ishte një prezantim… Pse e arsyeton?

Gerta: Po jo, unë nuk e thash ashtu në atë formë, siç po e bën ti tani.

Gerta: E thash që u preka shumë nga të gjitha historitë tuaja. Të gjithë ne thash kemi sfida, edhe unë kam shumë sfida të mëdha në jetë por preferova të mos i tregoj.

Gerta: Jo nuk ishte justifikim. Doja të tregoja që dhe unë kam kaluar sfida, kaq.

Rozana: Po sigurisht Gerta. Po çfarë thua s’paske kaluar sfida ti? Unë dhe pa folur fare ti, edhe të gjithë njerëzit që po na shohin në televizor, e di sa sfida ka kaluar? S’ka nevojë të më thotë Rozana shiko se unë kam kaluar shumë sfida.

Gerta: Jo, po ti i di, se me njeh. Ti e di shumë mirë jetën time jashtë.

Rozana: Jo nuk e di shumë mirë.

Gerta: Rozë, ti më di shumë mirë mua jashtë.

Rozana: Sa herë kemi dalë ne të dyja jashtë? Kemi pirë ndonjëherë kafe?

Gerta: S’ka rëndësi! Edhe unë e njoh jetën tënde jashtë. Kemi pirë një kafe një herë, te Liqeni i Thatë.

Gerta: Edhe në evente jemi takuar.

Rozana: Po në evente me një si je, si kalove? Gerta, nuk kam pyetur për jetën tënde unë, çfarë jete ke bërë ti.

Gerta: S’kë pyetur, por e di që e di! Nuk më vjen mirë që thua ty nuk të njoh fare

Rozana: Po s’të njoh moj motër.

Gerta: A e njeh Jozin më shumë se mua?

Gerta: Atëhere a e di një informacion më tepër për mua se sa për Jozin?

Rozana: Çfarë atëherë? Dëgjo, kur thua unë jam në televizion, ti duhet të dish edhe të dëgjosh.

Gerta: Duke e ditur që ajo po gënjen…

Rozana: Kujdes me termin gënjen. Jo gënjen këtu për mua. Informacionin që unë gënjeva, ku e more? Unë s’merrem fare, e di sa halle kam unë në jetën time? Të merrem unë se çfarë bën ti në jetën tënde?! Kujdes, gënjen mos e thuaj më.

Gerta: Po sa herë të gënjesh do e them.

Rozana: Zemër, s’ kam ndarë krevatin me ty o shpirt. Di vetëm që je motra e Olta Goxharit! Për mua ekziston vetëm Olta Gixhari! S’ të njoh!

Rozana: Tani çfarë halli ke ti? Duhet të të njoh patjetër? Të kam parë në televizion, të kam takuar në evente por nuk të njoh!

Gerta: Po lëre tani… A të kam marrë në intervistë?

Rozana: Edhe të njoh e me njeh?

Gerta: Pra ti shkon në intervista kushdo që të dali përpara?

Rozana: Çfarë thua moj Gerta, je në terezi? Mbush ti apo nuk mbush?

Rozana: E unë duhet të të njoh patjetër?

Gerta: Po patjetër, pse si shkon në intervistë ti? Se je Rozana Radi pra, shumë e madhja! Njerëzit shumë të mëdhenj nuk shkojnë kudo.

të fundit

Opozita vijon aksionin para Qeverisë, Demaku: Kurti nuk mund të luajë me institucionet

Grupi Parlamentar i PDK-së dhe ai i Aleancës, bashkë me asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava kanë vazhduar me aksionin simbolik…

7 minutes ago

Tensionet në Pentagon: Dan Driscoll largohet pas përplasjeve me Pete Hegseth

Një tjetër largim nga drejtimi i Pentagonit amerikan vjen për të nxjerrë në pah përplasjet e forta që po shkakton…

10 minutes ago

Raketat iraniane drejt dy bazave amerikane në Jordani, Trump paralajmëron përgjigje të ashpër ndaj Teheranit

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se forcat amerikane do ta godasin “ashpër” Iranin , pasi Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike…

10 minutes ago

Julian Alvarez i thotë “jo” Arsenalit në ditën e fundit të afatit kalimtar

Julian Alvarez ka refuzuar zyrtarisht një ofertë të Arsenalit në ditën e fundit të afatit kalimtar, duke i dhënë një…

16 minutes ago

Time Kadrijaj kritikon marrëveshjen VV-LDK: Kurti të rikthehet në Kuvend ose të shpallen zgjedhjet

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes…

18 minutes ago

Aksident tragjik në Greqi, raportohet për 3 viktima

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, tre persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të…

18 minutes ago