showbiz

Roza rrëfen për tradhtinë e partnerit: Më dilte në ëndërr çdo natë (VIDEO)

Moderatorja Roza Lati, ka rrëfyer historinë e ndarjes nga partneri i saj, për të cilin thotë se shkak është bërë tradhtia e tij.

Ajo shprehet se, ndonëse shoqet e saj mundoheshin të ‘përgjonin’ ish-at e tyre, ajo zgjodhi të mos kthehej më pas dhe të mos interesohej më për të.

Por siç tregon ajo, e vetmja gjë që s’mund të kontrollonte, ishte fakti se çdo natë e shihte në ëndërr.

“Jam tradhtuar në lidhjen time të parë. Unë kam një forcë të madhe logjike që nuk ja imponoj trurit dhimbjen. E kam kaluar shumë shpejt. Kur unë jam ndarë nga dashuria ime e parë një arsye e fortë ka qenë lëvizshmëria e partnerit tim. Unë e njoha partnerin tim kur ai ishte në kulmin e punës së tij.

Unë isha e vogël, të vegjël ishim të dyja palët. Por në momentin që unë jam ndarë nga partneri jam ulur në një tavolinë me shoqet e mia të fakultetit, kisha afër një vajzë që nuk dua t’ja përmend emrin, që kishte një vit që ishte ndarë nga i dashuri dhe vazhdonte ta përgjonte, thoshte: Ai ishte këtu, mora vesh që kishte pirë kafe me këtë, me atë.

Kisha shoqen tjetër rahmet pastë që nuk jeton më që ndahej çdo javë nga i dashuri dhe veç për probleme fliste.

Isha dhe unë, u ula në tavolinë dhe ju thashë ‘u ndava’, vajzat u shokuan. Kam qenë 20 vjeçe dhe thashë unë u ndava dhe nga ky moment unë nuk e përmend më në tavolinë, nuk dua të më pyesni më në tavolinë dhe nuk dua të më raportoni fare se çfarë bën ai.

Nga ajo ditë unë nuk e përmenda njëherë, nuk pyeta për të njëherë. E vetmja gjë që nuk kam kontrolluar ishin ëndrrat, më dilte çdo natë në ëndërr”.

 

të fundit

Egnatia me më shumë lojtarë në formacionin e javës së 11-të, pas saj skuadrat e kryeqytetit

“Abissnet Superiore” mbylli javën e 11-të me dy ndeshjet Skënderbeu 2-0 Dinamo dhe Egnatia 5-1 Vora [...]Read More...

3 minutes ago

Shqipëria pranë dy talenteve të rinj, Amir Abrashi ndërmjetëson bisedimet

Lutfi Dalipi duket gjithnjë e më afër Shqipërisë [...]Read More...

3 minutes ago

Palmer: Maqedonia e Veriut i ka përmbushur kërkesat e BE-së, ndërsa bllokada bullgare krijon precedent të dëmshëm për rajonin

Maqedonia ka bërë gjithçka që Bashkimi Evropian i ka kërkuar për të përparuar drejt anëtarësimit dhe bllokada bullgare po krijon…

8 minutes ago

Mickoski për “Alta Bankën”: Do ta shpëtojmë bankën, skenarët e LSDM-së nuk do të realizohen

Kreministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske lidhur me atë se opozita këmbëngul për hapjen e…

9 minutes ago

Manchester United shqyrton Jobe Bellinghamin si përforcim të mundshëm për mesfushën

Plani i Manchester Unitedit për rikthimin e Jobe Bellingham në Ligën Premier ka marrë vëmendje, me mesfushorin anglez që po…

9 minutes ago

Arrestimi i Robert Dukës, 50-vjeçari i akuzuar në Greqi për grabitjen e 28 bankave, dyshohet se do të largohej sërish drejt vendit fqinj

Robert Duka, 50-vjeçari nga Vlora i arrestuar në Tiranë për dy grabitje bankash në Tiranë, rezulton të ketë qenë më…

18 minutes ago