showbiz

Roza Lati: Nuk dua një mashkull, do të doja të krijoja një familje e të kisha një bebe (VIDEO)

Në një darkë me Dean dhe Vesën, moderatorja Roza Lati, ka treguar ëndrrën e saj në sirtar, të qenurit nënë.

Pyetjes së goglave të Vëllait të Madh, Roza i është përgjigjur duke thënë se “ëndrra më e madhe që kam në sitrar është të krijojë familjen time”.

Por a preferon një familje tradicionale apo farëzimin artificial? Roza tha se: “Nëse jam në këtë moshë që jam dhe nuk kam zgjedhur partnerin tim akoma është se po pres për të krijuar familjen me njeriun e duhur. Unë nuk po pres të bie në dashuri me një mashkull apo të kem një të dashur. Unë pres për babain e fëmijës tim”.

Pjesë nga biseda:

Roza: “Arritjen më të madhe në jetën time kam karrierën. Kam dalë ‘vet zot, vet shkop’ i vetes time dhe i nënës time. Punoj dhe me të ardhurat e mija mbaj veten dhe ndihmoj edhe mamin. Praktikisht kam dy çati në përgjegjësi. Ëndrra më e madhe që kam në sitrar është të krijojë familjen time. Të bëjë një bebe”.

Dea: “Duhet…”.

Roza: “Jam e lodhur”.

Dea: “Nëse e mendon, do të doje ta bëje në një familje tradicionale apo vetëm përmes metodave… Domethënë që merr një dhurues përmes farëzimit artificial”.

Roza: “Unë duke qenë se e kam si plagë në shpirt mungesën e familjes, megjithëse Rita ime është munduar të ma plotësoje duke bërë edhe mamin edhe babin, nuk jam dakord me këtë metodë. Nëse jam në këtë moshë që jam dhe nuk kam zgjedhur partnerin tim akoma është se po pres për të krijuar familjen me njeriun e duhur. Unë nuk po pres të bie në dashuri me një mashkull apo të kem një të dashur. Unë pres për babain e fëmijës tim. Ëndrra ime në sirtar është që të bëjë një bebe. Është një shprehje e bukur që ma ka thënë një ditë një miku im. “Roza, boll bëre milionerë të tjerët, bëj milionin tënd”. Kur e pyeta çfarë mund të jetë kjo, më tha ‘bebja jote’. Gjithë të mirat do të më vijnë kur të kem dikë në krah sepse jam vetëm vetëm, duke ja dalë vetëm”.

të fundit

Prokuroria kërkon dy vite burg dhe 105 mijë euro gjobë për Radja Nainggolan për pastrim parash

Prokurorët e Brukselit kanë kërkuar një dënim me dy vjet burg dhe një gjobë prej 105,000 eurosh për futbollistin Radja…

4 minutes ago

Naim Qelaj për rastin Arlinda Zekaj: Institucionet mund të kenë dështuar

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, deklaroi sot se Kosova ka nevojë për një diskutim në nivel nacional për të vendosur…

16 minutes ago

Naim Qelaj për rastin Arlinda Zekaj: Shteti mund të ketë dështuar në parandalim

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, deklaroi sot se Kosova ka nevojë për një diskutim në nivel nacional për të vendosur…

18 minutes ago

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Këtë të premte, Bordi i Transparencës, ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve në Shqipëri. Sipas vendimit të…

27 minutes ago

Thirrja e Raphinhas në Brazil ka zemëruar Barcelonën

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, e ka thirrur sulmuesin e Barcelonës, Raphinha, për ndeshjet miqësore kundër Japonisë dhe Singaporit në…

28 minutes ago

Rama në Prokurori: Unë ndërtoj kryeqytetin, ndërsa ata mbikëqyrin ligjshmërinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në Prokurori Speciale për intervistim. “Detyra ime…

29 minutes ago