Tuna dhe Cozman vendosën që ta risjellin 2016-ën, teksa pas shumë vitesh nga bashkëpunimet e tyre të famshme nga koha kur ishin cifti më i famshëm i showbiz-it, kanë sjellë një projekt të ri, që flet për ndarje, dashuri dhe ribashkime. Kënga quhet “I huj”, sic ata kanë qenë për njëri-tjetrin gjithë këto vite, e nga komentet duket se është pëlqyer shumë si koment, fundja si dyshe kanë qenë dhe janë mjaft të suksesshëm dhe vetëm historia e tyre do mjaftonte për të tërhequr vëmendjen.
E meqë jemi tek historia e ish-ciftit dhe komentet, zyrtarisht ata janë rikthyer në muzikë bashkë, por njerëzit kanë dëshirën dhe përshtypjen që ata po vazhdojnë edhe dashurinë e lënë përgjysëm. Për këtë mjafton t’i hedhim një sy seksionit të komenteve në videoklipin e tyre, ku mund të vëmë re mendime të tilla:
Madje për fansat e tyre, pas ribashkimit të Tunës e Cozman, “jeta është kthyer në normalitet”.
Nga ana tjetër nuk kanë munguar as aludimet nga burimet e afërta me ciftin që ata janë riktyer vërtetë dhe ne shpresojmë të jetë kështu, për hir të dashurisë. Nëse doni të hiqni dyshimet, mund të shihni edhe tekstin e këngëns, ne po ju japim vetëm një pjesë:
…E ftohtë o nata!
Pa ty nuk pata
Asnjë ditë të bardhë
U than
Fjalet e mrama
Dashni me drama
Shpirtin po ma than
Per mu nuk je i huj
Hala mas teje unë luj
Fjalet qe i tham krejt ranë n’ujë
Fajin tash unë e mbaj e vuj…
Një stuhi e fortë me erëra të fuqishme dhe reshje të befasishme ka goditur sot plazhet e Vlorës, duke shkaktuar…
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me plagosjen e regjistruar sot në Korçë. Në njoftim bëhet me…
Një ditë pas vrasjes me thikë të 14-vjeçarit Erald Xhejo në Korçë, një tjetër ngjarje kriminale ka ndodhur në Dvoran.…
Presidenti amerikan, Donald Trump ka publikuar një video të re të bisedës së tij me gazetarët në Air Force One,…
Vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure…
Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën ka marrë disa vendime, ndër to…