Ryan Reynolds ka dalë publikisht në mbështetje të gruas së tij, Blake Lively, mes një beteje të ashpër ligjore me aktorin Justin Baldoni. Në një dokument të depozituar në një gjykatë të New York-ut, Reynolds e quajti Baldonin “grabitqar” dhe kërkoi përjashtimin e tij nga procesi gjyqësor.
Sipas Reynolds, Baldoni e ka ngacmuar Lively-n gjatë xhirimeve të filmit “It Ends With Us”, çka çoi në një sërë padish për shpifje mes palëve. Aktori përshkruan veten si një bashkëshort mbështetës që ka parë nga afër ndikimin emocional dhe reputacional që ka pasur kjo situatë te gruaja e tij.
Në dokumentin prej 38 faqesh, Reynolds shprehet se “është i garantuar nga Amendamenti i Parë që të ketë një përbuzje të thellë për Baldoni ose çdo burrë që ai beson se ka ngacmuar seksualisht gruan e tij”.
Kjo përplasje ligjore nisi kur Lively ngriti padi në dhjetor, duke pretenduar se Baldoni kishte nisur një “fushatë shpifjeje” kundër saj, pas tensioneve në xhirime dhe ngacmimeve të supozuara. Në kundërpërgjigje, Baldoni paditi për shpifje Lively-n, Reynolds dhe The New York Times, duke kërkuar 400 milionë dollarë dëmshpërblim.
Përplasja po bëhet gjithnjë e më e ashpër, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të vijojë kjo betejë gjyqësore që ka tronditur Hollivudin.
Lëvizja Vetëvendosje në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ka propozuar për kryeministër të Kosovës, Albin Kurtin. Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk…
Ish-drejtoresha e Burimeve Njerëzore në kompaninë Astronomer, Kristin Cabot, ka paraqitur kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj Andrew Cabot,…
Paraditen e sotme, një aksident rrugor është regjistruar në rrugën nacionale Burrel–Klos, ku një automjet është përplasur me një motor.…
Një helikopter u rrëzua pranë Aeroportit Airlake, pranë qytetit Lakeville në shtetin amerikan të Minesotës, dhe nuk pati të mbijetuar…
Ditën e djeshme, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, dhe një nga bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të prokurorisë në vitet…
Sikur të mos mjafonte merkato stratosferike e sapombyllur e verës, Liverpuli po planfikon edhe lëvizjet e së ardhmes. Mbi të…