showbiz

Projektligji për “Barazinë Gjinore” ndez debat, Albana Osmani: Deformim i thelbit të qenies njerëzore

Projektligji i fundit për “Barazinë Gjinore”, që tashmë është depozituar në parlament, ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Drafti i përfunduar sjell një ndryshim të dukshëm nga versioni fillestar, duke zgjeruar konceptin e gjinisë si një nocion “gjithëpërfshirës”. Kjo nënkupton njohjen ligjore të identiteteve gjinore përtej ndarjes tradicionale burrë-grua dhe të drejtën e individëve për të deklaruar hapur shprehjen e tyre gjinore. Ky formulim i ri është parë si një hap drejt përputhjes me parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit, por në të njëjtën kohë ka ndezur polemika të forta.

Ndër figurat publike që janë shprehur hapur kundër, është edhe prezantuesja Albana Osmani. Në një postim të gjatë, ajo ka theksuar se projektligji nuk duhet të kalojë, pasi sipas saj përfaqëson “deformim të vlerave familjare dhe të natyrës njerëzore”.

Të lidhura

None found

Ajo ka shtuar se roli i prindërve si burim i jetës dhe themel i familjes po vihet në pikëpyetje nga “axhenda të imponuara”, dhe ka ngritur pyetjen nëse qytetarët janë pyetur apo konsultuar për një ndryshim kaq të madh ligjor.

Në përfundim të reagimit, Osmani deklaroi se personalisht nuk do ta votonte kurrë një projektligj të tillë. Sipas saj, ky hap nuk përbën modernizim, por rrezikon të ardhmen e brezave të rinj. Ajo e lidh këtë zhvillim edhe me figurat historike që kanë mbrojtur identitetin kombëtar, duke paralajmëruar se shoqëria shqiptare po vihet përballë një prove të vështirë.

të fundit

“Prania Besnike” e PS nis takimet me qytetarët, Rama: Çdo kërkesë do të adresohet dhe do të marrë përgjigje

Nisma e re e Partisë Socialiste, “Prania Besnike”, ka nisur këtë të premte në orën 17:00 në të gjithë Shqipërinë,…

7 minutes ago

Grenell backs six LDK MPs as analysts see a confrontation over the Kurti-Abdixhiku agreement

Mbështetja publike e Richard Grenellit për gjashtë deputetët e LDK-së, të cilët kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Bekim…

15 minutes ago

Currency exchange/ What is happening with foreign currencies? Here’s how much the euro and dollar are bought and sold

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 78.7 lekë dhe do shitet me…

16 minutes ago

Trump: I know Putin well; he does not intend to attack NATO territory

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi nga Zyra Ovale se Vladimir Putin nuk planifikon të sulmojë territoret e NATO-s. “Po flas…

17 minutes ago

In-flight alarm: 67-year-old restrained with duct tape and chains after aggressive behavior

Një 67-vjeçar nga Arizona u arrestua pasi dyshohet se u soll në mënyrë agresive gjatë një fluturimi të kompanisë American…

17 minutes ago

Tensions with Iran/Trump: The US could soon strike the fortified nuclear facility

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se forcat amerikane mund të ndërmarrin së shpejti një sulm ndaj një objekti…

18 minutes ago