Categories: showbiz

Prindërit e mi ishin pranë ndarjes”/Selin Bollati tregon krizën pas “Big Brother”: I binda të qëndronin bashkë

Gjatë një bisede në emisionin “Goca dhe Gra” për divorcin dhe paragjykimet ndaj grave të divorcuara, Selin Bollati ndau me publikun një përvojë personale që lidhej me familjen e saj.

Të lidhura

None found

Ajo rrëfeu se pas pjesëmarrjes në “Big Brother” mes prindërve të saj kishte nisur një përplasje e fortë, e cila, sipas Selinës, u shndërrua në një krisje shumë serioze.

“Unë e kam përjetuar vetë. Një vendim që mora për të hyrë në ‘Big Brother’ u mbështet nga njëri prind, ndërsa tjetri nuk ishte dakord. Askush nuk erdhi të më pyeste se përse e kisha marrë atë vendim me miratimin e njërës palë dhe kundërshtimin e tjetrës. Megjithatë, kjo përfundoi në një konflikt të brendshëm mes tyre”, tregoi Selin Bollati.

Ori Nebijaj e pyeti nëse e kishte fjalën pikërisht për eksperiencën në “Big Brother”.

“Po, për rastin e ‘Big Brother’-it. Vendimin e mora pasi mora konfirmimin e të dy prindërve. Por pas përfundimit, për njërin prej tyre ajo eksperiencë nuk u përqafua, ndërsa për tjetrin ishte një mënyrë që unë të sfidoja veten. Ai më dha lirinë ta çoja deri në fund”, shpjegoi ajo.

Sipas Selinës, tensionet nuk u mbyllën me përfundimin e formatit televiziv. Përkundrazi, problemet vazhduan edhe pas daljes së saj dhe ajo e konsideronte veten pjesë të rëndësishme të situatës së krijuar mes prindërve.

“Pasi eksperienca përfundoi, krisja vazhdoi dhe shkaku isha unë. Në një moment, prindërit e mi po kalonin një krizë shumë të rëndë në marrëdhënien e tyre dhe unë isha faktori që e kishte nxitur. Në kohën kur situata ishte më e tensionuar, këtë e kam diskutuar shpesh edhe me miqtë e mi”, u shpreh Bollati.

Kjo periudhë e bëri atë të mendonte për ndarjen dhe për ndikimin që mund të ketë një fëmijë në raportin mes dy prindërve.

“Në një moment u ndala dhe mendova se edhe divorci mund të shihet nga një këndvështrim tjetër. Ndonjëherë fëmija mund të bëhet faktori që i çon prindërit drejt ndarjes, por, duke u bazuar te rasti im, ai mund të jetë gjithashtu forca që i bashkon sërish”, tha Selina.

Orinda Huta e pyeti se cila ishte gjendja aktuale e familjes së saj.

“Sot prindërit e mi janë bashkë. E kam treguar edhe më herët këtë histori për publikun. Kjo ndodhi pas negociatave që bëra unë, sepse kuptova se problemi isha vetë dhe vendosa të ndërhyja”, deklaroi ajo.

Kur u pyet nëse kjo përgjegjësi e kishte rënduar, Selin Bollati u përgjigj: “Është një përgjegjësi, sepse nuk ka fëmijë që dëshiron të shohë keq njërin prind apo tjetrin.”

të fundit

Sot protesta e 127-të kundër qeverisë, qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesat: Dorëheqje e Ramës dhe qeveri teknike

Qytetarë dhe aktivistë mblidhen sot në Tiranë për të zhvilluar protestën e tyre të 127-të radhazi, në vijim të tubimeve…

8 minutes ago

Serious accident in Korçë/ One person dies, police officer injured

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak më parë në afërsi të fshatit Çiflig, në hyrje…

11 minutes ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.1 lekë dhe do shitet me…

32 minutes ago

Aksident i rëndë në Korçë/ Humb jetën një person, plagoset punonjësi i policisë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak më parë në afërsi të fshatit Çiflig, në hyrje…

39 minutes ago

Weather forecast for October 4, 2026: stable atmospheric conditions and high temperatures

Dita e sotme pritet të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, nuk…

57 minutes ago

Parashikimi i motit 4 Tetor 2026, kushte të qëndrueshme atmosferike dhe temperatura të larta

Dita e sotme pritet të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, nuk…

58 minutes ago