Princi Harry ka folur hapur për dhimbjen që ka përjetuar pas humbjes së nënës së tij, Princeshës Diana, gjatë një fjalimi emocional në Australi, në një aktivitet për shëndetin mendor.
Duka i Sussex-it ishte folës kryesor në “InterEdge Summit” në Melbourne, ku ndau përjetime personale mbi pikëllimin dhe presionin e jetës publike.
None found
Ai tha: “Në përvojën time, humbja është çorientuese në çdo moshë. Pikëllimi nuk zhduket sepse e injorojmë. Të përjetosh këtë si fëmijë, ndërsa je në një akuarium me peshq të kuq nën mbikëqyrje të vazhdueshme, po, kjo do të ketë sfidat e veta. Dhe pa qëllim, mund të të thyejë”, shtoi ai
Harry shtoi: “Ka pasur shumë herë kur jam ndjerë i mbingarkuar. Herë kur jam ndjerë i humbur, i tradhtuar ose plotësisht i pafuqishëm.”
Ai foli edhe për momentet pas vdekjes së nënës së tij: “Nuk e doja këtë punë, nuk e doja këtë rol… nuk më pëlqente drejtimi që po merrte jeta ime. Kjo e vrau nënën time dhe për vite me radhë u shmanga nga gjithçka.”
Më vonë ai tha se mendimi i tij ndryshoi: “Si do ta shfrytëzonte dikush tjetër këtë platformë për të bërë ndryshim në botë? Dhe çfarë do të donte nëna ime të bëja?”
Harry theksoi gjithashtu rëndësinë e shëndetit mendor: “Për mua, një nga ndryshimet më të mëdha ka qenë kur kuptova se të kërkosh ndihmë nuk është dobësi, por forcë.”
Pensioni mesatar neto në Shqipëri kishte vetëm 19% të fuqisë blerëse të pensionit mesatar në Bashkimin Europian në vitin 2025,…
Pesë komisione parlamentare do të zhvillojnë sot mbledhje dhe takime në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku në rend dite…
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po përballet me kërkesa për hetim, pas akuzave se një anëtar i stafit të tij ka…
Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira të cilat gradualisht do të…
Dashi Dashi mund ta nisë ditën me një dëshirë të fortë për të vepruar. Disa çështje që kanë mbetur pezull…
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet që sot të shpallin aktgjykimin në rastin e njohur si “Administrimi i…