Burime nga gjykata e Tiranës bëjnë me dije detaje të tjera nga padia e Xhensilës e cila jo vetëm kërkon që divorci të kryhet pa faj, por gjithashtu kërkon lënie për edukim dhe rritje të fëmijëve si edhe pension ushqimor prej 150 mijë lekë të vjetra për dy të miturit.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se gjyqtarja e çështjes Adelajda Gjuzi nuk ka caktuar ende datën e procesit të divorcit mes çiftit të famshëm, pasi e ktheu padinë pas për plotësime shtesë sepse nuk ishte e firmosur.
None found
Në padi thuhet se “Paditësja Xhensila Kallaku dhe i padituri Besart Kallaku, kanë lidhur martesë ndërmjet tyre, të cilën e kanë celebruar në datë 13.06.2018, siç vërtetohet edhe nga certifikata e martesës e lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile 381, Njësia Administrative nr. 9. Palët ndërgjyqëse janë njohur me dashuri”, thuhet në kërkesën që ju depozitua për herë të dytë gjykatës nga avokatja e çështjes Donata Lepenica. Avokatja nuk dha asnjë koment për Top Channel për procesin.
“Paditësja dhe i padituri janë njohur në një moshë shumë të re. Ata kanë ndërtuar marrëdhënien e tyre mbi baza të dashurisë dhe respektit reciprok. Palët ndërgjyqëse kanë filluar të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin në vitin 2011, në banesën e prindërve të të paditurit.
Më datë 1 (një) Shtator të viti 2017 palët kanë realizuar martesën faktike. Pas celebrimit të dasmës së tyre, palët kanë filluar bashkëjetesën”, i thuhet gjykatës.
“Marrëdhëniet bashkëshortore kanë qenë të mira dhe harmonike. Në dy vitet e fundit, marrëdhëniet në çift janë acaruar, shkak kanë qenë keqkuptimet e vazhdueshme, të cilat edhe pse me përkushtim nga të dyja palët, nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhje përfundimtare.
Çifti ka rreth një vit që nuk jetojnë më bashkë. Në kushtet që martesa ka mbetur formale nuk funksionon më, dhe ka humbur kuptimin e saj për të cilin është lidhur, paditësja i drejtohet Gjykatës me padi për zgjidhjen e kësaj martese dhe rregullimin e pasojave që vijnë prej saj”, deklarohet në padinë për zgjidhje martese pa faj.
Madonna është mishërimi i vetëbesimit, por edhe "Material Girl" nuk është imune ndaj një ndjenje të vogël xhelozie herë pas…
©fshf SuperioreKlubi i Vorës ka njoftuar akordin me sulmuesin shqiptar Briajan Gjyla [...]Read More...
Pjesa e parë e ndeshjes mes Gjermanisë dhe Paraguait në Kupën e Botës 2026 është mbyllur me surprizë, pasi paraguajanët…
Dy aktivistët Arilda Lleshi dhe Andi Kurti, të ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, kanë shpjeguar disa prej…
Gazetari Artan Hoxha, duke treguar reagimin e qeverisë pas nisjes së protestës qytetare, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN…
Përzgjedhësi i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka vlerësuar karakterin e skuadrës së tij pas fitores dramatike ndaj Japonisë në Kupën e…