Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, janë një nga çiftet më të dashura dhe të përfolura në mediat rozë. Tashmë ata i kanë ndarë rrugët e jetës me njëri-tjetrin, me urë të vetme lidhëse dy fëmijët.
Një ditë më parë, TCh raportoi se çifti i ishte drejtuar gjykatës me padi divorci, pasi sipas tyre nuk po funksiononte më martesa, por të tjera detaje mësohen mbi këtë çështje.
None found
Burime bëjnë me dije se Besi dhe Xhensila, para se të shkonin në Gjykatë, kanë tentuar që martesës së tyre t’i japin fund me marrëveshje, pa qenë nevoja për beteja ligjore.
Por në momente të fundit, Kallaku ka kërkuar që këngëtarja të heqë dorë nga pasuria e çiftit, gjë që nuk është pranuar prej saj.
Burime bëjnë me dije se pas këtij ‘ndryshimi’ në moment të fundit, këngëtarja i është drejtuar gjykatës me një padi për divorc, e po ashtu ka bërë edhe aktori.
Gjykata ua ka kthyer të dyve padinë, Xhensilës për shkak se nuk e kishte firmosur ajo, por kishte autorizuar avokaten e saj, e po ashtu për arsye procedurale i është kthyer edhe Besit.
Dyshja e kanë ridorëzuar padinë, këtë herë të plotësuar sipas kërkesave dhe procedurave, duke pritur një datë për caktimin e seancës.
Mësohet se të dyja këto padi për divorc, do të bashkohen tek e njëjta gjyqtare dhe do të caktohet një datë për të zhvilluar seancën, ku palët do të ngrenë pretendimet e tyre për pasurinë dhe të tjera detaje që rrjedhin pas ndarjes.
Por çfarë është divorci me marrëveshje?
Të gjithë çiftet që i kanë dhënë fund martesës me mirëkuptim mund të divorcohen tek noteri. Ky diskutim ka përfshirë aktorët e drejtësisë dhe ka marrë shkas jo vetëm nga fluksi i dosjeve që presin në gjykata, por edhe nga fakti që shumë çifte paraqiten aktualisht tek noterët për të firmosur akt marrëveshje mbi ndarjen. Me këtë akt marrëveshje që firmoset tek noteri më pas dokumenti dorëzohet në gjykate dhe ajo e miraton.
Nuk ishte kjo ajo Kupë e Botës që kishin ëndërruar Son Heung-min dhe Koreja e Jugut. "Taegeuk Warriors" u eliminuan…
Gjermania dhe Paraguai nuk kanë arritur të gjejnë fituesin pas 90 minutave të rregullta në përballjen e raundit të 16-shes…
Kupa e Botës 2026 debutoi me formatin e ri me 48 kombëtare, duke sjellë më shumë ekipe, histori të reja…
Juristi Blerim Burjani ka bërë thirrje për një marrëveshje politike mes partive vetëm për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, duke…
Dy aktivistët Arilda Lleshi dhe Andi Kurti, të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, kanë shpjeguar disa prej…
Gazetari Artan Hoxha, duke treguar reagimin e qeverisë pas nisjes së protestës qytetare, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN…