showbiz

Prapaskenat e divorcit të Nedës dhe Ogrenit/ Marrëveshja e ish-çiftit dhe kriza 5-vjeçare në martesë…

Neda, i ka dhënë fund martesës dhjetëvjeçare me Ogrenin, teksa kohët e fundit marrëdhënia e tyre ka qenë në krizë.

Ata u njohën në vitin 2010, kur të dy ishin konkurrentë të spektaklit ‘Big Brother Albania’. Një prej çifteve më të përfolur në atë kohë, Neda dhe Ogreni vendosën të martoheshin në vitin 2015.

Të lidhura

None found

Nga kjo martesë kanë ardhur në jetë dy djemtë, Serzh dhe Zai si dhe një vajzë. Ndonëse jeta e tyre ka qenë kryesisht private, Neda nuk ka ngurruar herë pas here të rrëfejë në media momente të veçanta nga ky rrugëtim.

Mediat rozë, shpesh i kanë cilësuar si një ndër çiftet e ekranit që i kanë rezistuar kohës. Në një intervistë mes shumë emocionesh e rezervuar për detajet, ajo pranoi zhvillimin.

“Lajmet janë të vërteta. Nuk është hera e parë që jam në këtë situatë. Një gjë e ngjashme ka ndodhur edhe pesë vite më parë, në 2020-ën”, u shpreh ajo.

Madje ajo ka pohuar se ka kohë që kur raporti i tyre nuk ishte i shëndetshëm.

“Prej shumë vitesh tashmë, marrëdhënia nuk është e shëndetshme. Prej disa kohësh, jetojmë të ndarë. Kjo është gjithçka që dua të them për këtë sepse do doja që këtë moment ta menaxhoja me privatësi sepse prioriteti më i madh, i vetëm, absolut janë fëmijët”, tha më tej Neda.

Neda Balluku dhe Ogren Balluku, janë kthyer në qendër të vëmendjes në medien rozë, pas lajmit të divorcit të tyre, pas 10 viteve martesë.

Çështja tashmë është regjistruar në sekretarinë e gjykatës me nr. 17084, ndërsa shorti elektronik i gjykatës ka zgjedhur për gjykimin e kësaj kërkese-padie gjyqtaren Majlinda Dogga.

Mësohet se palët, Neda Balluku dhe Ogren Balluku, kanë rënë dakord duke lidhur një marrëveshje divorcimi mes njëri-tjetrit, duke çuar edhe në ndarjen e detyrimeve që do të rrjedhin nga ky divorc për të dyja palët.

Ndonëse në fshehtësi, duket se dyshja ka kaluar disa vite të vështira, me shumë ulje dhe ngritje.

Vetëm pak vite më parë, Neda fliste për këtë raport dashurie, duke zbuluar edhe sekretin e raportit të fortë që kishin.

“Ka qenë 2010-2011, ne të dy fakti që u njohëm aty ishte rastësi se u dashuruam vërtet dhe hapat e flirtimit ne i morëm si në jetë reale, unë mendoj që sekreti është fati dhe vullneti që kemi për të punuar se të gjithë e dinë shumë mirë se martesa dhe lidhjet janë punë e përditshme që duhet ta mbash në këmbë si dhe një dozë e madhe fati”, – shprehej atë herë Neda, duke zbuluar se gjithçka mes saj dhe Ogrenit ishte në ditët më të mira të mundshme.

Por e gjithë romanca tashmë ka marrë fund dhe dyshja pritet të ketë një divorc të qetë, duke qenë se të dy, paraprakisht kanë përgatitur një kontratë marrëveshjeve.

të fundit

Dario Daka pas barazimit me Dinamon: Mund të fitonim po të jepnim më shumë

Dario DakaDario Daka shënoi golin me vlerën e një pike për Vorën që barazoi 2-2 me Dinamon, takim i vlefshëm…

2 minutes ago

Vora barazoi në fund, Bellai: Përgëzoj djemtë, morëm pikët tona

Arjan BellaiVora iu fal një goli në limite për të marrë një pikë në barazimin 2-2 me Dinamon, ndeshje e…

8 minutes ago

Trent Alexander-Arnold drejt Liverpoolit? Fabrizio Romano sqaron të ardhmen e mbrojtësit

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka hedhur poshtë spekulimet për një rikthim të mundshëm të Trent Alexander-Arnold te Liverpooli.Pavarësisht minutave…

8 minutes ago

Unknown spaces beneath Hagia Sophia could open to visitors

Hapësirat nëntokësore të panjohura të Shën Sofisë në Stamboll po dalin gradualisht në dritë, të cilën Turqia planifikon ta hapë…

9 minutes ago

Generation Z protests in Germany: Merz warns of penalties for violence

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka reaguar pas episodeve të dhunës të regjistruara gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë, në…

9 minutes ago

I’ll let you rot in prison” / Details emerge about Erion Veliaj’s transfer to Fier!

Gazetari Erl Murati ka komentuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, me Ola Brukon, vizitën e beftë të ministrit…

9 minutes ago