Reperi i njohur Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës pas incidentit në një diskotekë në Pejë.
Burime të Insajderit, kanë treguar se policia është duke e kërkuar intenzivisht për të arrestuar reperin.
Burimi ka thënë se ka dyshime se ai aktualisht ndodhet brenda Kosovës dhe ka përformuar në një nga klubet në Prishtinë.
Policia e ka zhvilluar kërkime tek DJ personal i reperti në lagjen “Dragodan”. Por, sipas informacioneve jo zyrtare, policia i ka lënë ftesën për Noizyn që të paraqitet në stacion policorë, por i njëjti nuk është paraqitur.
Siç duket, një tjetër diskotekë e pret sonte Noizyn për një tjetër ndejë, ndonëse Policia e Prokuroria janë vënë në ndjekje të tij.
Disoteka ‘Stop’ në Gjilan njoftoi mbrëmë se Noizy të hënën do të mbajë një koncert aty.
Operacioni për kërkimin e Noizyt, është duke u realizuar me urdhër të Prokurorisë në Pejë.
Ndaj reperit, Policia e Kosovës tashme ka lëshuar një flet arrest, pasi i njëjti nuk është paraqitur në stacion policor pas ftesës nga institucioni.
Lajmin e ka konfirmuar Shkodran Nikçi- zëdhënës i Prokurorisë në Pejë.
“I njëjti nuk është paraqitur në stacionin policor për intervistim, i bëjmë apel këngëtarit që të paraqitët tek organet kompetente”, ka thënë Nikçi.
Situata është tensionuar gjatë protestës studentore të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është intervistuar të premten nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në cilësinë e të…
Protestuesi i cili u arrestua pak ditë më parë nga Policia e Shtetit, pasi kishte dhënë një intervistë për mediat…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dha përgjigje në pyetjen se pse dy ministrat nuk kanë ofruar dorëheqje pas vrasjes…
Në protestë ka pasur edhe momente tensioni, pasi studentët nuk kanë pranuar deputetë të PD që t’i bashkohen revoltës së…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke…