showbiz

Plasi! Dasara Karaiskaj del me deklaratën e fortë: Arbana Osmani ma mori vendin e punës me mik (VIDEO)

Dasara Karaiskaj ka bërë së fundmi një deklaratë mjaft të fortë për kolegen e saj, Arbana Osmanin.

Karaiskaj u shpreh se 24 vite më parë ka fituar një audicion në radio, ku u përzgjodh mes 300 personave. Por, sipas gazetares, Arbana Osmani i mori vendin e punës “me mik” edhe pse ajo e kishte fituar audicionin. Dasara sqaroi se arsyeja se pse po e zbulon këtë gjë tani është fakti se Arbana ka deklaruar vitin e kaluar në “BBV1”, se është shpalluar ajo fituese e audicionit ku konkurruan 300 persona.

Të lidhura

None found

“Në moshën 16-vjeçare ishte moda e “TAR” si radio e parë kombëtare edhe e fitova aty konkursin, por atë vend pune ma mori Arbana Osmani. Mbase sot nuk do të isha unë te “Big Brother-i” se nuk kam ambicien e saj si vajzë, por më vjen pak keq që u konkurruan 300 zëra dhe unë fitova, por ajo tha që fitoi ajo, por që nuk fitoi ajo. Fitoi me mik. Ky muhabet ka rreth 24 vjet, kam qenë e vogël edhe mbaj mend Alketa Vejsiun që më thoshte “shko mi kape Bojken Lakon”, unë nuk e bëja dot për shkak të karakterit që kisha. Por, kur e pashë vjet Arbanën në edicionin e parë të “BBV” që doli dhe tha “unë fitova në një audicion ku morën pjesë 300 veta”, aty u zhgënjeva më shumë. Tani çfarëdo që të them, unë dal ajo e keqja e përallës, doli në shteg edhe e thashë këtë gjë”– tha gazetarja në një intervistë për “MCN Tv.”

Po çfarë deklaroi Arbana Osmani në edicionin e kaluar të “Big Brother Vip?”

Moderatorja u intervistua gjatë një spektakli nga Donald Veshaj, i cili konkretisht i drejtoi pyetjen: “Sa të vështira kanë qenë fillimet e karrierës tënde?”

“Unë kam filluar punë në “Top Albania Radio” në 1999 që i bie gati 23 vite. Për një vajzë si unë që pak muaj kishte që kishte ardhur nga një rreth i vogël si Mati nuk ka qenë e lehtë. Fitova një audicion mes 300 njerëzve. Isha prezantuesja atipike që ishin mësuar shqiptarët. Nuk isha ajo vajza elegante, koketë, por kërkoja hapësirën time, të shprehja talentin tim. Në fillim ka qenë pak e vështirë se ishin gratë e vajzat që më gjykonin. Pastaj mu dha mundësia të tregoja aftësitë e mia. Në radio qëndrova më shumë se 10 vite”– tha Arbana vitin e kaluar.

të fundit

Maresca pas suksesit 3-0 në “Anfield”: Përgjigjen duhet ta japim me fitore

Trajneri i Manchester Cityt, Enzo Maresca, ka lavdëruar futbollistët e tij për mënyrën se si e kanë përballuar presionin e…

5 minutes ago

Provat dhe dëshmitë mbeten”, Bukuroca i përgjigjet Hasanit për Gjykatën Speciale

Publicisti Lis Bukuroca ka reaguar ndaj deklaratave të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, lidhur me mundësinë e shfuqizimit të…

6 minutes ago

Klafuriçi pas triumfit në derbi: Jam i lumtur për fitoren, ndryshimi i skemës nuk ishte zgjedhja ime

Dean KlafuriçTirana ia ka dalë të fitojë derbin e parë të këtij sezoni në Abissnet Superiore, 3 - 1 ndaj…

11 minutes ago

Clear the way for the arrest of one of the most corrupt politicians”/ Citizen appeals to SPAK: Do not delay the request to lift Balluku’s immunity!

Protesta e 134-t kundër qeverisë së Edi Ramës vijon me thirrjet e qytetarëve për dorëheqjen e kryeministrit dhe për veprimet…

15 minutes ago

“Jemi kundër sistemit!”/ Përfundojnë fjalimet dhe protestuesit nisen në marshim në Tiranë

Janë mbyllur fjalimet e protestës sot në ditën e 134-të. Protestuesit tashmë kanë nisur të marshojnë në rrugët e Tiranës.…

15 minutes ago

Vllaznia rikthehet te fitorja, Csaba Laszlo paralajmëron aktivizimin e lojtarëve të rinj

Csaba LaszloVllaznia e prishi “serinë” pa fitore këtë sezon në Superiore, ku ekipi shkodran mposhti 1-0 Dinamon në stadiumin “Loro…

18 minutes ago