Konkurentja e Big Brother VIP, Einxhel Shkira mori një surprizë mbrëmjen e të premtes nga dy shoqet e saj, moderatoret e njohura Fjoralba Ponari dhe Argjira Spanca.
Por mikeshat e saj të ngushta, duket se kanë acaruar moderatoren e BBV, Arbana Osmani.
Arbana, e nxitur edhe nga veprimi i Elgit Dodës, që i pëshpëriti në vesh Donald Veshajt kur e takoi më herët gjatë spektaklit informacione nga jashtë, nuk u përmbajt kur Fjoralba i tha Einxhelit se duhet të shohi edhe lojen, pavaresisht se me Dagz-in e pëlqen shumë.
Modertorja Fjoralba Ponari i dha një mesazh të koduar Einxhelit sesi po shihet lidhja e saj nga jashtë dhe që të mos ç’fokusohet nga objektivi se përse ka hyrë në Big Brother VIP.
Ditën e djeshme ka shpërthyer një debat i ashpër mes Fjoralbës dhe Arbanës në ambientet e TCH, shkruan IconStyle.
Debati ka ndodhur në drekë dhe në korridor.Debati nuk ka qenë aspak i qetë, por i agravuar.
Arbana është përplasur me Fjoralbën duke e akuzuar se ajo i dha informacion Einxhelit dhe se ka ndikuar në lojën e saj.
Nga ana tjetër Fjoralba e ka akuzuar produksionin duke i thënë se e kanë katranosur keq punën dhe se nuk janë aspak profesional e të denjë.
Të dyja moderatoret kanë mbajtur qëndrimet e veta dhe nuk kanë ‘lëshuar pe’ dhe as nuk e kanë mbyllyr debatin me paqe.
Monedha europiane ka prekur minimume te reja historike në tregun valutor shqiptar. Banka e Shqipërisë konfirmon se tendenca rënëse e…
Kryeministri Edi Rama do të takohet ditën e mërkurë (17 shtator) në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark…
Pas më shumë se dy dekadash nga debutimi i saj, seria ikonike vizatimore Winx Club po rikthehet në ekran, këtë…
Një brez i ri yjesh po trokasin fort në derën e elitës evropiane. Lamin Yamal i Barcelonës dhe Desir Doue…
Ditën e sotme, në mbledhjen e grupit parlamentar, Partia Demokratike caktoi emrat e 7 nënkryetarëve të Komisioneve Parlamentare, që do…
Mesditën e sotme, Partia Demokratike, ka caktuar 4 kryetarët e Komisioneve Hetimore Parlamentare që do të drejtojë opozita në Kuvendin…