sport

YJET E “CHAMPIONS”-it/ 10 futbollistë të rinj pritet të shkëlqejnë këtë sezon

Një brez i ri yjesh po trokasin fort në derën e elitës evropiane. Lamin Yamal i Barcelonës dhe Desir Doue i PSG-së, ishin padyshim futbollistët e rinj më të përfolur të sezonit që lamë pas, të cilët kanë spikatur për cilësitë e tyre të jashtëzakonshme në fushë.

Por janë të paktën edhe 10 emra të tjerë, të cilët pritet të lënë gjurmë në sezonin e ri, që rikthehet me ndeshje të martën, të mërkurën dhe të enjten këtë javë.

Të lidhura

None found

Në krye të listës qëndron malazezi Vasilije Adziç. Mesfushori i Juventusit iu bashkua ekipit në një marrëveshje tre-vjeçare në vitin 2024, pasi shkëlqeu me kombëtaren e tij kur ishte vetëm 16-vjeç.

Gjatë sezonit të shkuar Adzic luajti nëntë herë për Juven, përfshirë një paraqitje në Ligën e Kampionëve, si dhe një tjetër në Kupën e Botës për Klube ndaj Manchester City-t.

Jobe Bellingham është një tjetër talent, i cili duket se do të ecë në hapat e të vëllait të madh Jude Bellingham. 19-vjecari u transferua nga Anglia te Borussia Dortmund gjatë merkatos së verës.

Mesfushori pritet të ndihmojë ekipin në 2 ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt dhe Tottenhamit.

Nga ana tjetër, tifozët e Manchester City janë kuriozë të shohin sesi do të paraqitet Claudio Echeverri, sulmuesi 19-vjec nga Argjentina.

Echeverri iu bashkua Cityt në një marrëveshje prej 12.5 milionë paundësh në janar 2024. Ai debutoi në Premier League në ditën e fundit të sezonit, si dhe u aktivizuar si lojëtar zëvendësues në finalen e FA Cup kundër Crystal Palace.

19-vjecari Jorrel Hato, pritet me interes gjithashtu nga drejtuesit e Chelsit. Mbrojtësi nga Holanda është i gatshëm të mbulojë si krahun e djathë, atë të majtë apo qendrën.

Hato vetëm 16-vjec debutoi për Ajaxin, dhe 1 vit më vonë u bë kapiten skuadre. Sezonin e kaluar ai u shpall si lojëtari më i mirë nën 21-vjeç në kampionatin holandeze, përpara se të transferohej për 37 milionë paound drejt Chelsit.

Të tjerë lojëtarë me të ardhme premtuese janë 19-vjecari George Ilenikhena nga Maroku që aktivizohet për Monakon, Franco Mastantuono i Real Madridit, mesfushori francez Senny Mayulu (Paris St-Germain), sulmuesi i Liverpulit Rio Ngumoha, mesfushori I Arsenalit Ethan Nwaneri, apo 18-vjecari Geovany Quenda i Sporting-ut.

të fundit

Deputetja e PD-së, Elda Hoti humb bashkëshortin, mesazhi i ndjerë i saj: I miri i zemrës sime, do na mungosh gjithë jetën

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, ka ndarë me dhimbje lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj, Ladi…

3 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit 3 Gusht 2026/ Vijojnë temperaturat e larta, në disa qarqe ka rrezik për zjarre

Këtë të hënë, sipas Institutit të Gjeoshkencave Shqipëria do të përballet me një rrezik të shtuar për përhapjen e zjarreve,…

10 minutes ago

Pensionimi nuk është vetëm liri, përballja me një realitet të papritur

Pensionimi shpesh shihet si një qëllim. Vite të tëra pune të palodhshme, orare të ngjeshura, vendime të rëndësishme, përgjegjësi gjithnjë…

7 hours ago

Keni probleme me gjumin? Këto janë zakonet që duhet të ndiqni para se të shtriheni

Një gjumë cilësor është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor. Sipas studimeve të ekspertëve të gjumit, disa zakone të thjeshta…

7 hours ago

Liverpooli nxitet të lërë pas ndarjen me Trent Alexander-Arnoldin dhe ta rikthejë bujshëm në “Anfield

Liverpooli është këshilluar fuqishëm të rishqyrtojë qëndrimin ndaj Trent Alexander-Arnoldit dhe të eksplorojë mundësinë e një rikthimi sensacional të mbrojtësit…

8 hours ago

Njihuni me surprizat e yjeve për ditën e sotme, 3 Gusht 2026

Dashi Nëse do i harroni problemet dhe inatet e se kaluarës atëherë jeta juaj ne çift do shkoje me se…

8 hours ago