Loredana Zefi ka rrëfyer për herë të parë depresionin e përjetuar pas ndarjes nga Mozzik.
Në librin e saj autobiografik që u botua sot (18 nëntor), artistja tregon se pas ndarjes kishte rënë në vetem 43 kilogramë, duke mos u ushqyer dhe duke konsumuar vetëm duhan e pije energjike, shkruan 20 minuten.
None found
Kjo gjendje, siç shkruan vet Loredana, ishte rrjedhojë e lidhjes së fortë emocionale që kishe krijuar me atëherë partnerin e saj, sa që mediat zvicerane i referohen edhe si “varshmëri” nga ai.
Në disa te pjesë të tjera të autobiografisë, reperja rrëfen se Mozzikun e pyeste edhe për flokë e veshje, e madje atë kohë e konsideronte si “burrin e ëndrrave të saj”, ndarjen me të cilin nuk e mendonte kurrë.
Një detaj interesant i shkëputur nga libri është fakti ku Loredana thotë se për ndarjen me Mozzik, kishte pasur vështirësi t’i tregonte familjes së saj, duke shtuar se nga 10 fëmijë sa janë në familjen e saj, asnjëri skishte pasur martesë të dështuar.
I pathënë më parë, është edhe fakti se divorci mes dyshes ka përfunduar tash së fundmi, ndonëse ata ka pesë vite që nuk janë më bashkë.
E për romanën e re me futbollistin e Dortmundit, ajo thote se “gjithcka është perfekte, dhe se e duam shumë njëri-tjetrin”, e shkon edhe më tej duke pohuar se po dashuron si kurrë më parë.
Shtatë vite diferencë mes Loredanës dhe Adeyemit duket se nuk janë aspak pengesë për këngëtaren, pasi sipas saj ai e kupton dhe e përkrah më shumë se kushdo tjetër.
Libri i Loredanës titullohet “Kur zemra ime u thye” dhe në të shpalos edhe shumë detaje tjera nga jeta e saj private.
Vëllai i Madh ka marrë vendim për Akilin, Fuegon dhe Nichin, pas thyerjeve të rregullave brenda shtëpisë së Big Brother…
Fuego dhe Nichi kanë pasur një diskutim të ashpër gjatë Prime-it të Big Brother VIP Kosova 5, pas shfaqjes së…
Pas koncertit që u mbajt këtë javë në shtëpinë e BBVK, ndodhi një acarim i marrëdhënieve mes Antonetës dhe Nichit.…
Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 5, Resuli, ka komentuar situatën mes Nichit dhe Antonetës, duke e cilësuar sjelljen e…
Lëvizja Studentore, e mbështetur nga ekspertë juridikë dhe profesorë universitarë, ka shprehur shqetësimin lidhur me përfshirjen e Komisionit të Venecias…
I ftuar në Live me Luizin, Bes Kallaku ka folur për lidhjen e tij të re dhe lumturinë që po…