Që prej fillimit të tij, emisioni “Për’puthen” është akuzuar se ndjek një skenar dhe detyron konkurrentët të veprojnë sipas tij dhe jo sipas dëshirave të tyre.
Autorja e programit, Olsa Muhameti, ka debatuar shpesh me konkurrentët e larguar, të cilët deklaronin se gjithçka ka një skenar.
None found
Madje, në intervista të ndryshme, ajo është shprehur se “Për’puthen” nuk ka asnjë skenar dhe gjithçka që ndodh është spontante.
E fundit që iu përgjigj kësaj pyetjeje të famshme ishte Bora Zemani. E pyetur nga Eno Popi, nëse Për’puthen është një program i improvizuar, Bora u step për një moment dhe tha se ajo vetë ka një skaletë referues.
“Unë kam një skaletë ku duhet të referohem për pjesët që do jepen, por në shumë momente dal nga skaleta…”, tha Bora.
Sipas fjalëve të moderatores situata në program janë të papritura, ndërkohë që fjalët e ish-konkurrentëve tregojnë të kundërtën.
Edhe ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Fation Kuqari, i cili u largua me dëshirën e tij nga programi, iu përgjigj në InstaStory për dilemën e madhe që “mundon” shqiptarët.
“A ka pasur skenar në “Për’puthen”?- e pyet dikush, ndërsa Fationi ia kthen:
“Absolutisht që jo. Mund të japin sugjerime si çdokush, por skenar jo.”- shkroi ish-konkurrenti.
Gazetari dhe analisti Bekim Kabashi ka vënë në pikëpyetje unitetin brenda Partisë Demokratike të Kosovës për ndryshimin e Ligjit për…
Organizatorët e protestave kundër aktgjykimit të Hagës kanë paralajmëruar se do të kthehen në shesh nëse ligji i ri për…
Marrëveshja e kryeministrit Albin Kurti me Partinë Demokratike të Kosovës për një nismë të re ligjore për Dhomat e Specializuara…
Pas 13 vitesh pritjeje dhe disa shtyrjesh të njëpasnjëshme, publikimi i shumëpritur i Grand Theft Auto 6 (GTA 6) është…
Fation Shehu, është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Doganave, duke zëvendësuar në këtë detyrë Besmir Bejën, i cili është larguar…
Elbasani - DinamoDitën e sotme, janë programuar të luhen dy ndeshje të javës së 12-të në Abissnet Superiore [...]Read More...