Categories: showbiz

Përplasja me Eneda Tarifën, flet për herë të parë Linda Halimi

Besoj të gjithë e mbajnë mend debatin mes Eneda Tarifës dhe Lindita Halimi, por nëse e keni harruar po ua rikujtojmë ne.

Gjithçka ka nisur kur Eneda Tarifa fitoi festivalin e 54-t në RTSH me këngën “Përrallë”, me të cilën prezantoi Shqipërinë në Eurovizion. Fill pas kësaj fitore Lindita Halimi u shpreh publikisht kundër baladave, këngëve “depresive, dramatike dhe me britma”, që asokohe është marrë se i drejtohej pikërisht Enedës.

Të lidhura

None found

Për ironi të fatit, një vit më vonë Lindita Halimi u shpall fituese për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion me një baladë të titulluar “Botë” dhe Eneda nuk ia la mangut.  Tarifa i ktheu përgjigje të drejtpërdrejtë me një status ku përsëriti të njëjtat fjalë që Lindita ishte shprehur duke theksuar se bota është portokall.

Këtë të shtunë në emisionin Soiree me Jonida Shehun në ABC ka qenë e ftuar Lindita Hailimi, e cila përpos rikthimit në Këngën Magjike, vëshirësitë dhe paragjykimet që ka hasur në fillimet e saj, ajo ka folur për herë të parë edhe mbi këtë debat.

Këngëtarja u shpreh shumë e lumtur që më në fund ka rastin për ta sqaruar për herë të parë të gjithë debatin me Enedën, duke nënvizuar se nuk ka asgjë me të, por përkundrazi, e ka xhan.

“Nuk e kam pasur aspak atë temë. Domethënë nuk ka qenë tema që kam folur për Enedën. E di që më kanë shkruar në DM dhe më kanë thënë pse nuk vjen me një baladë për festivalin e radhës. Ju kam thënë që jam lodhur me balada dhe jam e re e dua të këndoj këngë ritmike. Ama nuk kam folur në vetën e parë, por kam folur në përgjithësi. Duket sikur e ka marrë si ofendim Eneda pastaj. Unë erdha me baladë se atë më kërkuan. Unë doja një këngë më shqip me elementë me tupana më happy, fun. Mirëpo më thanë ty balada të shkon e rri aty ku je. Dhe e mbajta dhe u mundova të bëja më të mirën. Dua ta sqaroj e njëherë nuk e kam pasur për Enedën”, është shprehur Lindita Halimi.

 

 

të fundit

Christa Pike, 50 vjeçe, i mbijetoi dy raundeve të injeksionit vdekjeprurës; dokumentet zbulojnë një formë të rrallë kanceri

Avokatët e Christa Pike kishin paralajmëruar autoritetet amerikane për rreziqet serioze shëndetësore që mund të sillte ekzekutimi i saj me…

19 seconds ago

Sulm kibernetik ndaj frigoriferëve të gjakut në Francë, hakerat tentojnë ta vendosin temperaturën në 110 gradë Celsius

Një sulm kibernetik ka vënë në shënjestër instalimet frigoriferike që përdoren nga Shërbimi Kombëtar i Gjakut në Francë, duke rrezikuar…

33 seconds ago

Danimarkë, 149 persona mbajnë për katër muaj në mashtrim një komedian, përfshirë miqtë e tij

Një emision televiziv në Danimarkë, i cilësuar si një version i vërtetë i filmit “The Truman Show”, ka shkaktuar zemërim…

48 seconds ago

Kina reagon pas humbjes së republikanëve të Trump në zgjedhjet e mesit të mandatit: Të gatshëm për bashkëpunim me SHBA-në

Kina ka deklaruar se është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve…

1 minute ago

Schuebel pritet t’i dorëzojë Kurtit Raportin për Kosovën 2026 në takimin e pasdites

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojë sot një takim me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë,…

9 minutes ago

Real Madridi përballet me AEK-un, Liverpooli udhëton te Fenerbahçe

Dy prej skuadrave më të mëdha evropiane, Real Madridi dhe Liverpooli, luajnë në terminin e orës 18:45 në Ligën e…

13 minutes ago