showbiz

Përmbytjet në Durrës: Sarah Berisha sqaron fjalinë që nxiti debat

Roli i figurave publike në shoqëri dhe ndikimi i tyre në formimin e opinionit publik u diskutua në emisionin “Mirëmbrëma Yje” ku e ftuar ishte, ndër të tjera, edhe Sarah Berisha. Diskutimi lidhej me faktin nëse influencerët duhet të reagojnë për ngjarjet sociale apo kanë të drejtën të vendosin kufij në atë që zgjedhin të komentojnë publikisht.

Në këtë kontekst, Sarah Berisha u shpreh:

Të lidhura

None found

“Më duket e tepërt kur shumë persona japin mendime për gjëra që nuk u takojnë,” u shpreh ajo.

Më tej, Sarah shtoi:

“Unë, me shpirt, para disa ditësh ishte përmbytur Durrësi, do të doja të dilja dhe të flisja, por e lashë fare se fundja çfarë më duhet mua, populli bën vetë zgjedhjet e veta. Unë këtë problematikën e shpreh më privatisht. Unë nuk mund të dal dot dhe t’u jap mend të tjerëve.”

Pas komenteve dhe kritikave që pasuan intervistën, Sarah reagoi në rrjetet sociale, duke sqaruar se deklarata e saj i referohej përmbytjes së të famshmes Veliera në shtator të vitit 2025 dhe jo situatës së fundit. Ajo theksoi gjithashtu se ky ishte një sqarim për të gjithë ata që, sipas saj, e kishin “kryqëzuar” për mungesë ndjeshmërie ndaj qytetit të Durrësit.

“Për ta nisur, emisioni është xhiruar më datë 18 shtator 2025 dhe është transmetuar në YouTube më datë 15 janar 2026,” sqaron ajo, duke shpjeguar se deklarata nuk lidhet me përmbytjet e fundit.

Në fund, ajo shtoi me ironi se dikush duhej të bëhej “kurban i klikimeve”, dhe këtë herë kishte qenë ajo.

të fundit

Horoskopi 3 Maj 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, kjo ditë sjell emocione të forta dhe mundësi për…

7 hours ago

“Nuk jam ndjerë xheloze për Selin”, befason gruaja e Mirit: Ndjenjat nuk ekzistonin

Rabea Shahini, bashkëshortja e Mirit, e surprizoi këtë të fundit në “S’e Luan Topi”, teksa foli edhe për marrëdhënien e…

8 hours ago

Trump njofton Kongresin: Armiqësitë me Iranin kanë përfunduar, por ende mbetet k*rcënim

Donald Trump ka informuar Kongresin amerikan se përplasjet me Iranin kanë përfunduar, duke thënë se nuk ka pasur shkëmbim zjarri…

8 hours ago

Arsenali shtang Fulhamin dhe ushtron presion mbi Cityn

Në javën e 35-të të Premier Ligës, Arsenali mposhti Fulhamin 3-0 në shtëpi dhe vendos nën presion Manchester Cityn. “Topçinjtë”…

8 hours ago

Barça dëshiron një roje nderi në El Clasico

Barça vazhdon të bëjë detyrat e shtëpisë dhe mund të kurorëzohet kampione e La Ligës brenda 24 orësh nëse Real…

8 hours ago

A është ai apo jo? Fotografia e Higuain “çmend” rrjetet sociale

Një foto që supozohet se e paraqet Gonzalo Higuain në një dyqan artikujsh sportivë në Miami me një tifoz të…

8 hours ago