showbiz

Përkujtojmë sot ditëlindjen e aktorit shqiptar, cili është amaneti që la para vetëvrasjes tragjike

Përkujtohet sot aktori shqiptar i përmasave ndërkombëtare Llazi Serbo.

Aktori dhe regjisori Serbo lindi në qytetin e Korçës më 9 mars 1945 ku edhe mori arsimin bazë. Më pas ai ndoqi studimet në Institutin e Lartë të Arteve në degën e dramës dhe diplomohet me nota të larta falë talentit të rrallë dhe punës së palodhur.

Të lidhura

None found

Pasi përfundoj studimet për aktor, Serbo emërohet pranë trupës profesioniste të teatrit të Korçës ku dhe punoi dhe ushtroi profesionet e aktorit dhe regjisorit për rreth 40 vjet. Në teatrin A. Z. Çajupi të Korçës, Serbo debutoi me dramën “Njolla të Murrme” nga Minush Jeros në 1969, një vepër që u dënua rëndë nga Pleniumi i IV i Komitetit Qendror çka ngjalli një terror në rrethin e artistëve. Ai interpretoi sërish në një tjetër vepër të Jeros “Të pamposhturit” dhe “Mosha e bardhë” e D. Agollit të dyja të kritikuara rëndë dhe të ndaluara nga regjimi komunist dhe për këtë arsye aktorit iu desh të tërhiqej nga skena për disa vite.

Rikthimi i tij më pas qe një sukses i madh i cili vazhdoi. Disa nga interpretimet më të spikatura të Serbos janë “Nusja dhe shtetrrethimi” 1978, “Shembja e idhujve” 1977, “I treti” 1978, “Gracka” 1983, “Kush vdes në këmbë” 1984, “Dasma e shtyrë” 1984, “Tre njerëz me guna” 1985, “Asgjë nuk harrohet” 1985 dhe shumë role të tjera si në skenë ashtu edhe në kinematografi.

Në vitin 1991 Llazi Serbo vlerësohet me titullin “Artist i Merituar” dhe në 2009 “Qytetar nderi i Korçës”.

Llazi Serbo për një kohë të gjatë vuante nga depresioni kronik dhe kjo sëmundje u bë shkak që kreu vetvrasjen më 12 shtator 2010 në moshën 65-vjeçare. Pranë trupit të tij u gjet edhe shkrimi “Dua të vdes si Bekim Fehmiu” të cilin e kishte shkruar para aktit të vetëvrasjes.

të fundit

Arsyeja e fshehtë pas paraqitjes së zbehtë të Haalandit kundër Anglisë

Erling Haaland nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë në çerekfinalen e Kupës së Botës ndaj Anglisë, dhe…

4 minutes ago

Provokim i ri nga ultrasit e Zenitit: Në stadium shpaloset parulla “Kosova është Serbi”

Tifozët e skuadrës ruse Zenit sërish kanë dalë me një baner skandaloz, duke e vendosur Kosovën si pjesë të Serbisë.Në…

10 minutes ago

Protesta e punonjësve të RTK-së ndërpritet pasi Qeveria akordon 2.2 milionë euro

Federata Sindikale e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka njoftuar se është pezulluar protesta e paralajmëruar për të hënën në…

11 minutes ago

Dua Lipa i bashkohet protestave të Flamingove/ Media e huaj: Fjalët e saj janë një refren i goditur kundër qeverisë Rama

Media e Brukselit “EUalive”, i ka kushtuar një artikull kritikës publike që bëri Dua Lipa ndaj qeverisë gjatë podcastit me…

12 minutes ago

OBRM-PDUKM akuzon LSDM-në, BDI-në dhe të Majtën se po sajojnë justifikime përballë zgjedhjeve

LSD, E Majta dhe BDI kanë treguar edhe një herë se nuk duan një Kod të ri Zgjedhor, por një…

19 minutes ago

Aksident me vdekje në aksin Lushnje-Rrogozhinë (EMRI)

Mëngjesin e kësaj të hëne, 13 korrik 2026, një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje–Rrogozhinë.…

21 minutes ago