Categories: kosovë

Arrestimet për spiunazh në Kosovë, Meha paralajmëron për rrjetin serbo-rus dhe kërkon verifikim nga AKI-ja

Gjatë viteve të fundit, autoritetet në Kosovë kanë vënë në pranga disa persona që dyshohen për spiunazh dhe lidhje me shërbimin inteligjent të Serbisë, BIA.

Të lidhura

None found

Ndër emrat e arrestuar nën këto dyshime janë Bedri Shabani, Muharrem Qerimi, Hysri Selimi dhe Fatmir Sheholli.

Arrestimi më i fundit lidhet me Fehim Salin, i cili u ndalua më 13 gusht 2026 në pikën kufitare të Merdarës. Ai dyshohet për spiunazh dhe bashkëpunim me BIA-n serbe, ndërsa Gjykata Themelore në Prishtinë, sipas raportimeve, i ka caktuar 30 ditë paraburgim.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Xhevat Meha, ka shprehur shqetësimin se veprimtaria e shërbimeve serbe në Kosovë mund të jetë e pranishme në institucione të ndryshme dhe në sektorë me rëndësi për jetën publike.

Duke folur për “Bota sot” rreth arrestimeve të fundit, Meha ka thënë se në dy-tre vitet e fundit janë arrestuar disa persona për dyshime të tilla, por numri i tyre ende nuk ka arritur në 10.

“Ditë më parë u paraburgos një individ që ishte spiun i Serbisë. Në dy-tre vitet e fundit janë burgosur disa, që ende nuk arrijnë numrin 10. Veprimtaria e fshehtë serbe në Kosovë është masive. Në vitin 2013, në Bruksel është raportuar se Serbia ka 720 agjentë në Kosovë. Gjatë luftës raportohet që brenda strukturave të UÇK-së ka pasur 140 agjentë. Numri prej rreth 700 agjentësh është numri maksimal që i duhet Serbisë për Kosovën”, ka deklaruar ai.

Sipas Mehas, rreziku kryesor nuk përcaktohet vetëm nga numri i agjentëve, por nga pozicionet dhe hapësira ku shtrihet rrjeti i tyre.

“Problemi nuk është te numri, por te shtrirja e këtyre agjentëve shqipfolës serbo-rusë. Hulumtimet dhe analizat që kam bërë në këtë fushë më thonë se shtrirja e këtij rrjeti përfshin krerë të partive politike, krerë të institucioneve të tjera, si prokurori, gjyqësi, hetuesi, e të mos flasim për institucione si Qeveria, Presidenca, Kuvendi, agjencitë shtetërore, ndërmarrjet publike e kështu me radhë. Të mos harrojmë edhe mediat, publicistikën, opinionbërësit etj.”

Meha ka deklaruar se, sipas informacioneve që disponon, Agjencia Kosovare e Inteligjencës prej disa vitesh po e ndjek dhe po e dokumenton aktivitetin e këtij rrjeti të fshehtë shqipfolës serbo-rus. Ai ka theksuar se institucionet duhet t’i kërkojnë të dhëna AKI-së, e cila ka mandatin dhe autorizimin për t’i ofruar ato.

Në përfundim, ai ka kërkuar që Presidenca, Kryeministria, agjencitë shtetërore dhe institucionet e pavarura të kërkojnë informacion nga AKI-ja. Sipas tij, nisma duhet të përfshijë edhe partitë politike, të cilat duhet të kërkojnë certifikatë pastërtie për kryetarët, anëtarët e kryesive, anëtarët e këshillave të përgjithshëm dhe delegatët e kuvendeve partiake.

“Duhet që të jetë kriter punësimi në institucionet shtetërore dhe institucionet e tjera që të sillet certifikata e pastërtisë”, ka përfunduar Meha për “Bota sot”.

të fundit

Arben Gashi: Pas marrëveshjes VV-PDK, bashkëpunimi politik nuk duhet të shihet më si demonizim i kundërshtarëve

Deputeti i LDK’së, Arben Gashi, pas bashkëpunimit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK’së që çoi në zgjedhjen e Presidentes së re,…

9 minutes ago

Ballkani triumfon në transfertë ndaj Llapit dhe merr tri pikë të rëndësishme

Ballkani ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Llapi me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën…

17 minutes ago

Agron Tare rrëfen njohjen mes Igli Tares dhe Belinda Ballukut: Miqësi që nga gjimnazi

Në vijim të përplasjeve të forta në emisionin “Minuta e Parë” në News24, Agron Tare ka dhënë detaje të reja…

18 minutes ago

Italy, 70-year-old sentenced to life in prison for killing his wife with two bullets in the street

Një 70-vjeçar është dënuar me burgim të përjetshëm në Itali, pasi vrau bashkëshorten e tij me dy të shtëna me…

30 minutes ago

Rama announces creation of Ministry of Public Administration, reveals its head: Let’s broaden the range of duties and ambitions

Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se javën e ardhshme do të krijohet Ministria e Administratës Publike. Gjatë fjalës së tij,…

30 minutes ago

Meeks: Kosova duhet të mbajë marrëdhënie të forta me Shtetet e Bashkuara

Kongresisti amerikan, Gregory Meeks, vuri në dukje rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të forta me SHBA-në dhe mbështetjen për integrimin…

31 minutes ago