showbiz

Për kë bëhet fjalë? Një nga aktoret shqiptare e cila arriti të përformonte në kinematë kineze

Eglantina Kume është një nga protagonistet e filmit “Ngadhënjim mbi vdekjen”, i xhiruar në vitin 1967 nga regjisorët Piro Milkani dhe Gëzim Erebara. Filmi që u kushtohej dy dëshmoreve gjirokastrite u hoq shumë shpejt nga repertori i kinemave, ndërsa jehona e tij vazhdoi shumë më gjatë edhe në … Kinë.

Regjisorëve Pirro Milkani dhe Gëzim Erebara iu duhej një vajzë e re, e thjeshtë dhe e pafajshme për rolin e Mira Koranit, e cila mishëronte heroinën Bule Naipi. Eglantina i rikthehet përsëri 1967-s, vitit të saj me fat. “Isha një nga 12 konkurrentet për protagonisten.

Të lidhura

None found

Regjisorët nuk u mjaftuan me një prove-rrëfehet Egla. Vetëm pas tre kinoprovash Erebara dhe Milkani vendosën që gjimnazistja nga Durrësi të fillonte xhirimet për filmin që do të bënte të njohur Eglantina Kumen deri në Kinën e largët.“Në vitin 2007 një TV kinez më ftoi të udhëtoja drejt vendit të madh aziatik”, -tregon Eglantina Kume. Një regjisor i njohur po punonte për një cikël emisionesh mbi filmat e vendeve të lindjes që pasqyronin luftën. Filmi “Ngadhënjim mbi vdekjen” zinte vend në këtë grup.

“Në fakt unë dija diçka për pritjen e këtij filmi në Kinë. Bashkëshorti im, Fatmiri, i cili kishte udhëtuar si instrumentist në disa qytete në vitin 1969 më kishte treguar për suksesin e “Ngadhënjimit””.

Në kinematë kineze në atë kohë shfaqeshin vetëm tre filma kinezë dhe tre shqiptarë. Portreti i Mirës ndodhej në fasadat e ndërtesave të mëdha. “Në aeroport më pritën shumë ngrohtë”, kujton Mira, që ka udhëtuar me të birin Helion.

Grupi i xhirimit nisi menjëherë punën. Ishim gjatë gjithë kohës së bashku, edhe kur më ftonin në emisione të ndryshme radiotelevizive. Ndjeja respektin e plot njerëzve, jo vetëm intelektualë, por edhe qytetarëve të brezit tim, të cilët më shtrëngonin dorën apo më kërkonin një autograf. Më rikthyen dinjitetin e munguar të kohës së komunizmit në Shqipëri”, shprehet Egla.

të fundit

Filipçe: Dyshohet se komisioni për kredinë hungareze arrin 100 milionë euro

Ekzistojnë dyshime se komisioni për kredinë hungareze prej një miliard eurosh arrin në 100 milionë euro, tha kryetari i LSDM-së,…

15 minutes ago

Pl*gosja e dy vëllezërve në Sarandë, vëllai i njërit prej të arrestuarve u përfshi në një sherr para tre javësh! Nuk dihet nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën

Vëllai i një prej tre personave të arrestuar nga policia si autor i dyshuar i plagosjes së 2 vëllezërve Shukulli…

16 minutes ago

PDK-ja pritet të paraqesë sot në Kuvend nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Partia Demokratike e Kosovës pritet të dorëzojë sot në Kuvend propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e…

21 minutes ago

Atletico Madridi konfirmon rikuperimin e Julian Alvarez para përballjes me Realin

Julian Alvarez është rikuperuar në kohë dhe pritet të jetë në dispozicion të Atletico Madridit për derbin e së dielës…

23 minutes ago

BIRN: Nga Lazarati te Kanadaja, si po ndryshon trafikimi i kanabisit në Shqipëri

Brenda 19 ditësh, autoritetet shqiptare sekuestruan në Portin e Durrësit dhe aeroportin e Rinasit tre ngarkesa me 233.7 kilogramë kanabis…

29 minutes ago

Në Ferizaj vijon gjykimi për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika

Sot në Gjykatën Themelore në Ferizaj vazhdon procesi gjyqësor ndaj gjashtë të pandehurve të akuzuar për vrasjen e rreshterit të…

34 minutes ago