Categories: showbiz

“Patëm një miqësi”, Eva Murati flet për raportin me aktorin e njohur turk (FOTO LAJM)

Duket se sukseset nuk kanë të ndalur për moderatoren sportive Eva Murati. Pas kontratave për të qenë imazh i disa firmave të njohura italiane, ajo ka marrë edhe oferta nga mediat turke.

E ftuar në “Edicioni Veror”, Eva ka zbuluar se është habitur kur shkoi në Turqi pasi shumë persona atje e njihnin dhe për këtë padyshim e ka ndihmuar futbolli.

Sakaq, nga ambientet e “Equos Resort”, ajo ka theksuar se është në bisedim e sipër me personat e ndryshëm të showbizit atje.

“Për të thënë të vërtetën në udhëtimin tim të fundit për pushime në Turqi, më habiti fakti se si ata më njihnin, edhe e shqiptonin emrin tim tamam. Ndoshta kjo është një dhuratë nga të gjithë ato faqe futbolli që më kanë bërë follow dhe duhet t’i falenderojë padyshim. Ndryshe nga Italia që lidhëm një kontratë të mirëfilltë, Turqia është pak më ndryshe sepse ekziston edhe problemi i gjuhës, por jam në bisedim e sipër me personat e ndryshëm të showbizit atje, që të bëhet pak më zyrtare ky pëlqim midis meje dhe Turqisë”.

E pyetur si përfundoi aktori i njohur turk Can Yaman në Instagramin e saj, Eva tregoi se tashmë ata kanë një miqësi.

“Rrjetet sociale e kanë bërë botën shumë, shumë, po shumë të vogël. Kështu që patëm një miqësi”./abc news

të fundit

Horoskopi 22 Shtator 2025/ Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Si ju ashtu edhe partneri do jeni shume pasionante gjate kësaj dite. Do kaloni momente te mrekullueshme se bashku…

3 hours ago

Macron do të njohë shtetin palestinez të hënën, kushti për hapjen e ambasadës franceze

Presidenti francez pritet të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Franca të hënën. Macron tha se lirimi i pengjeve të…

3 hours ago

Në kujtim të Charlie Kirk/ Berisha: Luftëtarët e fjalës së lirë, të pavdekshëm

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë pamje nga vigjilja në kujtim të Charlie Kirk, në Tiranë, themeluesit të…

3 hours ago

Pritet reagimi i SPAK/ Rikthehet ‘anonimi’ Nesti Angoni që denoncoi Erion Veliajn, kallëzon edhe deputeten e PD, Albana Vokshi

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është denoncuar në Prokurorinë e Posaçme në ditët e para të shtatorit për korrupsion…

4 hours ago

Elia Zaharia flet për divorcin nga Princ Leka: E rëndësishme është të ngrihesh si njeri

Elia Zaharia ishte e ftuar në emisionin “ArtKand”, kësaj radhe jo si aktore, por si autore e një libri për…

4 hours ago

Pas Britanisë, Kanadasë dhe Australisë, edhe Portugalia njeh Palestinën

Pas Kanadasë, Australisë dhe Britanisë së Madhe, Portugalia ka njoftuar zyrtarisht njohjen e shtetit të Palestinës. Ministri i Jashtëm portugez,…

4 hours ago