“Pat kenë nji kohë” është albumi më i fundit i këngëtarit Sidrit Bejleri. Audiot zyrtare të 12 këngëve do të prezantohen në Youtube dhe në të gjitha platformat e tjera dixhitale, një në çdo tre ditë.
Katër të parat janë publikuar tashmë bashkë me videoklipet e tyre. Sidriti vjen me një mesazh dhe për muzikën e kohës së sotme, duke theksuar se pseuardistët me pislliqet e tyre po helmojnë dita ditës rininë shqiptare.
None found
Njoftimi i Sidrit Bejlerit:
Te nderuar miq, sot filloi publikimi i albumit “PAT KENE NJI KOHE”. Audiot zyrtare, 12 kenge, do prezantohen ne Youtube dhe ne te gjitha platformat digjitale, njera pas tjetres, nje ne çdo tre dite, 4 nder te cilat jane publikuar tashme me videoklipe.
Te krijosh nje album ne keto kohe, duket si nje vajtje kundra rrymes ose renie “murit me koke”, pasi llumi, pseudovipat dhe pseudoartistet me pislleqet e tyre po e helmojne dita-dites kete vend e sidomos rinine. Shpesh me kane shkruajtur dashamires te artit tim, qe duhet te prodhonim me teper, pasi po i linim ne meshire te antivlerave dhe banalitetit. Epo gjerat e mira duan kohen dhe pjekurine e duhur, ndaj duke patur dhunti qe duhen shfaqur, ashtu si dhe ca miq te tjere Artiste, qe nuk heqin dore se prodhuari Art te Mire dhe te Vertete, vendosa se kish ardhur koha… per pak “kunderhelm”.
Falenderoj ZOTIN qe ia arrita kesaj,
Familjen dhe gjithe dashamiresit e mi!
Uroj ta shijoni miq!
Anëtari i Këshillit Kombëtar, Ilir Alimehmeti, i ftuar në News24, ka komentuar protestën studentore që vijon prej ditësh në Tiranë,…
Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim për Albert Sylën, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt. "Gjykata…
Një shtëpi që fsheh nën tokë një labirint të vërtetë me tunele dhe dhoma të shumta është shitur në ankand…
Pas takimit me kryeministrin Mickoski dhe ministren e Arsimit dhe Shkencës Janevska, përfaqësuesit e kuvendeve studentore thonë se nuk kanë…
Rritja e numrit të pasagjerëve në dy aeroportet të Maqedonisë së Veriut vazhdon me fillimin e orarit dimëror të fluturimeve.…
Fitorja e Listës së Studentëve në zgjedhjet e 25 tetorit 2025 në Serbi mund të shënojë një kthesë të rëndësishme…