Categories: showbiz

Pasioni në mes të plazhit/ Çifti italian kapet duke kryer marrëdhënie seksuale mbi shkëmb, rrezikon deri në 4 vite burg

Një çift italian në moshë të mesme u ndalua pasi u kap duke kryer marrëdhënie seksuale në një shkëmb në zonën e Borgo Prino, në provincën e Imperias.

Të lidhura

None found

Ngjarja ndodhi në mes të ditës, në një plazh të mbushur me qindra pushues që po shijonin të dielën me diell. Në mesin e tyre kishte edhe fëmijë, rrethanë që mund të ndikojë në rëndimin e pasojave ligjore për dy të dashuruarit.

Vapa e fortë e ditëve të fundit të gushtit nuk i frenoi ata që t’i dorëzoheshin pasionit, por vendi dhe koha e zgjedhur mund t’u kushtojnë shtrenjtë.

Pushuesit vunë re skenën dhe lajmëruan policinë. Edhe pse nga plazhi pati thirrje dhe reagime, çifti nuk e ndërpreu menjëherë veprimin.

I pari që ndërhyri ishte një efektiv policie jashtë shërbimit, i cili ndodhej pranë zonës. Ai notoi deri te shkëmbi dhe u kërkoi burrit dhe gruas të ndalonin dhe të ktheheshin në breg.

Më pas, dy italianët u veshën dhe u shoqëruan nga një patrullë në komisariat, ku iu kryen kontrollet e zakonshme.

Tashmë ata mund të përballen me masa ligjore për kryerjen e akteve të pahijshme në një ambient publik.

Sipas raportimeve nga Italia, një shkelje e tillë mund të ndëshkohet me gjobë nga 5 mijë deri në 30 mijë euro.

Rasti mund të marrë një përmasë më të rëndë për shkak të pranisë së të miturve në vendin ku ndodhi ngjarja, çka mund të sjellë edhe vlerësim penal.

Nëse autoritetet arrijnë në përfundimin se vepra penale është kryer në prani të të miturve, çifti mund të dënohet me burgim nga katër muaj deri në katër vjet.

të fundit

Petrit Malaj congratulates Justina Shiroka-Pula on assuming Kosovo’s presidency

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës, duke i…

18 minutes ago

Shiroka-Pula becomes Kosovo’s third woman president, after Jahjaga and Osmani

Kosova tashmë ka tri gra që kanë mbajtur postin më të lartë shtetëror në vend. Me zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës…

1 hour ago

Përparim Rama congratulates Justina Shiroka-Pula on election as president of Kosovo

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës. Rama…

1 hour ago

Police: Pristina protest ended after midnight without serious incidents

Policia e Kosovës ka njoftuar për angazhimet e saj gjatë protestës së mbajtur të martën në sheshet e Prishtinës, pranë…

1 hour ago

Osmani: Shiroka-Pula will have my support in facing the challenges of the presidency

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në pozitën e Presidentes së Republikës…

1 hour ago

Petrit Malaj përgëzon Justina Shiroka-Pulën për marrjen e presidencës së Kosovës

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës, duke i…

1 hour ago