Pas spekulimeve se Victoria dhe David Beckham do të jetonin përgjithmonë në Amerikë, çifti janë rikthyer sërish në Mbretërinë e Bashkuar. Dyshja kanë kaluar 4 muaj në SHBA pasi fluturuan drejt Floridas gjatë Krishtlindjeve së bashku me fëmijët e tyre të vegjël, Romeo, Cruz dhe Harper.
Victoria ishte ajo që i bëri të gjithë të dyshonin se jetën e tyre ata do e kalonin në Amerikë, pasi postoi në Instagram: “E dua Miamin! Ky vend është gjithçka”.
None found
Por duket se tashmë David është rikthyer në shtëpi dhe familja e tij thjesht shijoi pak kohë nga moti i ngrohtë i Miamit dhe për t’u relaksuar nga kufizimet e Covid-19. Mediat bëjnë të ditur se ata kanë fluturuar në fshehtësi sërish në Angli, për të jetuar në rezidencën e tyre luksoze, që kushton plot 6 milionë paund. Burimet kanë thënë se familja Beckham e shijoi shumë qëndrimin në SHBA, por Mbretëria e Bashkuar do të jetë gjithmonë shtëpia e tyre. Gjithashtu i njëjti burim ka thënë se periudha e izolimit ka përfunduar për ta dhe fëmijët janë gati të rikthehen në shkollë.
I vetmi që nuk ka ndërmend të rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar nga familja Beckham është Brooklyn. 22-vjeçari u zhvendos në Miami vitin e shkuar për të qenë pranë të fejuarës së tij, Nicola Peltz.
13 persona të moshës 18 deri në 46 vjeç janë arrestuar brenda dy ditësh në Shkup, Prilep, Demir Kapi, Bogovinë…
Situata është tensionuar para godinës së Kryeministrisë, ku të rinj janë mbledhur në protestë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi…
Punonjësit e Gardës së Republikës kërkojnë rishikimin urgjent të pagave, duke ngritur shqetësimin se nuk po trajtohen financiarisht në përputhje…
Me një postim në “Instagram”, aktorja e njohur Monika Lubonja, ka dhënë një përgjigje për të gjithë ata që e…
Forcat operacionale të Policisë vijojnë patrullimet në disa zona të Tiranës, me qëllim identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar…
Dialogu mbetet kusht kyç që Kosova dhe Serbia të përparojnë drejt Bashkimit Evropian, ndërsa mungesa e progresit do të ketë…