Shqipe Hysenaj ishte konkurrentja më e komentuar e këtij edicioni të “Për’puthen”, e cila u përjashtua e para nga emisioni për shkak të thyerjes së rregullave.
Edhe pas daljes, Shqipja vazhdoi të plasë “bombat” e saj për konkurrentët dhe vazhdon të jetë një prej personazheve më të ndjekur në rrjete sociale.
Madje, ajo ka fituar simpatinë e një pjese të madhe të publikut, të cilët deri vonë e kishin “urryer”. Por, pasi fjalët e saj dolën të vërteta, Shqipes nisën t’i kërkojnë falje e ta përkrahin më shumë.
Siç të gjithë e dimë, ish-konkurrentja ka pasur përplasje të ashpra me opinionistin e emisionit, Arjan Konomin. Dashur ose padashur, ata kanë kaluar deri në ofendime për njëri-tjetrin, por si është tashmë marrëdhënia e tyre?
Duket se gjakrat janë qetësuar dhe tashmë marrëdhënia e tyre ka ndryshuar, të paktën kështu tregon Shqipja. Teksa i përgjigjej ndjekësve në InstaStory, dikush i shkruan:
“Ca raporti ke me Arjanin, a i ke rregulluar?”
“Thjesht i kam normalizuar, asgjë më shumë. Jam neutrale me të gjithë ata që më bie rasti t’i kem përballë.”- shkruan ajo.
Ndërkohë, në rrjete sociale Shqipja tregon se ende nuk e ka gjetur dashurinë dhe nuk është përputhur. l
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se ka vendosur marzhë tregtare për produktet e naftës…
Një zhvillim i fortë juridik ka shoqëruar çështjen e bujshme të operacionit policor “Metalurgjiku” në Elbasan. Pas një seance maratonë…
Trupi i djegur që u gjet brenda një automjeti në Qafën e Llogarasë i përket ish-efektivit të policisë, Artjon Xhelo.…
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ndryshoi sot vendimin e Komisionit të Pavarur dhe Kualifikimit dhe shkarkoi nga detyra prokurorit…
Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) iu drejtua këtë të martë zyrtarisht Kuvendit me një kërkesë për heqjen e imunitetit dhe…
Gazetarja Anila Hoxha ka publikuar përmes një postimi në Facebook, një bisedë të ndodhur, ku dyshohet se bëhet fjalë për…