Këngëtarja Billie Eilish duket se ka nisur një romancë të re me aktorin Matthew Tyler Vorce, pasi u panë shumë të afërt në shoqërinë e njëri-tjetrin.
Dyshja u fotografua në rrugët e Santa Barbara-s, në Kaliforni, gjatë fundjavës dhe fotot mjaftuan që të nisnin menjëherë aludimet për romancën e re.
None found
Në një moment, Billie u pa duke mbështetur kokën e saj mbi supin e aktorit dhe fotot flasin vetë!
Së fundmi, këngëtarja i befasoi të gjithë me ndryshimin në look.
Këngëtarja vendosi të hiqte dorë nga flokët jeshilë, duke u kthyer në një bjonde platin. Billie ndau në llogarinë e saj në Instagram një foto me look-un e ri, që i la pa fjalë fansat.
Ndërkohë që ky ndryshim tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe u pëlqye nga miliona njerëz në mbarë botën, Billie zbuloi se për 2 muaj i ka mashtruar të gjithë. Ajo tregoi se për një kohë të gjatë ka mbajtur një paruke me flokë të lyer në jeshile, sepse në realitet ka qenë bjonde. Që nga muaji janar ajo ka mbajtur paruke, teksa punonte për stilin e saj të ri.
Së fundmi Billie ka treguar se cila ka qenë arsyeja që e mbajti të fshehtë look-un e saj të vërtetë. Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, dikush e ka pyetur se përse i fshehu flokët bjond poshtë parukes.
“Sepse m’u deshën 6 javë për t’i realizuar”, ka treguar këngëtarja. Gjithashtu ajo ka publikuar një foto nga 16 janari, kur ishte në fazat e para të transformimit të pamjes. Në foto flokët e saj janë bjond në pjesën e sipërme, ndërsa poshtë dukej në ngjyrë portokalli.
Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…
Talenti i Barcelonës, Xavi Espart, ka bërë të qartë se nuk e sheh veten asnjëherë duke luajtur për rivalin e…
Jamal Musiala ka përjetuar vetëm dy episode neurologjike gjatë periudhës 12-javore të rikuperimit nga lëndimi muskulor, pavarësisht shqetësimeve në rritje…
Dashi Çdo aktivitet i mundshëm do të jetë i mirë për ju. Do të përpiqeni që çdo gjë ta shikoni…
Villarreali është larguar i revoltuar nga “Spotify Camp Nou”, pas humbjes 3-2 nga Barcelona, duke shprehur pakënaqësi të mëdha ndaj…
Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…