Anxhela Peristeri nuk di të ndalet dhe nëse po mendonit se pas super suksesit në “Eurovision” artistja do bënte pak pushim, na lejoni t’ju informojmë për të kundërtën. Anxhela është super e karikuar dhe sot ka publikuar këngën e parë pas festivalit europian, me titull “Nuk më doje”, e cila është shkruar nga Fifi ndërsa për vijën melodike është kujdesur Kledi Bahiti.
E siç mund ta merrni me mend, nga një kombinim i tillë mund të vijnë vetëm perla. Zakonisht këngëtarët priren që gjatë stinës së verës të sjellin këngë ritmike që të dominojnë në klube dhe makina e plazhe. Mirëpo, një balade të tillë për zemërthyerit ku të gjithë e gjejnë veten, s’mund t’i thuhet “jo”.
None found
“Nuk më doje” ka një tematikë të ndjeshme e cila lidhet me ndarjen dhe dashurinë e njëanshme. “Aaa jam mërzit me ty! Sa jam mërzit me ty…edhe pse nuk më doje…nuk ma thoje!”- thuhet në refrenin e kësaj kënge, teksa nuk mund të lëmë pa nënvizuar faktin se si rrënqeth Anxhela me interpretimin e saj. Artistja gjithashtu po merr shumë komente pozitive me paraqitjen në videoklip, ku shfaqet tejet elegante, teksa protagonist në klip është këngëtari i njohur Vigan Shehu.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 09:00, gjatë pushimit të gjatë, kur personi me…
Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë përshëndetur zhvillimet lidhur me mundësinë që provimi i jurisprudencës të mbahet…
Pas reagimeve të shumta të VLEN-it ndaj qëndrimeve të tij kundër mbajtjes së provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe,…