Categories: showbiz

A është e dashuruar? Anxhela Peristeri flet më në fund për jetën private (FOTO LAJM)

Anxhela Peristeri arriti të prekte skenën e madhe të “Eurovision-it”, e cila është ëndrra e çdo këngëtari që synon të bëjë karrierë, siç ajo vetë është shprehur.

Pas gjithë këtij suksesi, një ndër kuriozitetet më të mëdha të njerëzve është: Çfarë po ndodh me jetën private të këngëtares shqiptare?

Të lidhura

None found

E ftuar tek “Tempora”, Anxhela i është përgjigjur me lezet pyetjes pikante nëse ka ndonjë “shok” në jetë.

“Në Greqi jo, në Shqipëri ndoshta. Ndoshta do të thotë që ndoshta ekziston dhe nuk dua ta them, ose ndoshta nuk ekziston edhe bëj kot sikur ekziston”,- u përgjigj Anxhela duke mos dhënë një përgjigje konkrete.

Një tjetër temë që u prek ishte fakti se sërish ndaj saj u ngritën akuza se kishte tradhtuar atdheun. Pas përfaqësimit të Shqipërisë në festivalin e madh, Anxhela tha se kishte shumë grekë që shfaqën interes të madh ndaj saj, por nga ana tjetër, edhe disa shqiptarë e konsideruan tradhtare.

“Ishte një interes shumë i madh, nuk e prisja. Ngaqë unë jam greqisht folëse, nga mbiemri im kanë menduar se mund të jem greke. Unë kam një prejardhje shumë të largët nga gjyshi po unë kam lindur këtu dhe rritur këtu.

Sa herë që një person shkëlqen, thonë është ashtu, është kështu. Më kanë pyetur në intervista se përse mbiemri jot është grek. ‘Peristeri’ në greqisht do të thotë ‘pëllumb’. Unë pata shumë luftë dhe nga shqiptarët për këtë gjë, që thoshin ke tradhtuar atdheun”,- tha Peristeri.

të fundit

Emiljano Vila nis një kapitull të ri te Sopoti, pasi ka fituar titullin me tri skuadra

Emiljano VilaTashmë nuk ka më histori, mesfushori shqiptar, Emiljano Vila, është bërë me ekip të ri [...]Read More...

6 minutes ago

Barcelona synon përforcim në qendër të mbrojtjes, Natan dhe Bastoni në fokusin e Flickut

Barcelona ka nisur kërkimet për një qendërmbrojtës të ri në afatin kalimtar të janarit, i cili mund të përshtatet menjëherë…

7 minutes ago

Dua Lipa fiton çështjen kundër shitësit të produkteve të falsifikuara në Hong Kong dhe mbron markën e saj

Pavarësisht pasurisë së saj prej rreth 150 milionë paundësh, këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa tregon se nuk është e…

9 minutes ago

FSK-ja dhe FARSH-i zhvillojnë aftësitë për kërkim-shpëtim në male

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) kanë realizuar një…

15 minutes ago

Derbi Tirana-Dinamo mbyllet në barazim mes polemikash, reagon klubi dinamovit

Ilir Daja, ndeshja Tirana - Dinamo dhe Enea JorgjiNë derbin e luajtur dje mes Tiranës dhe Dinamos në stadiumin “Niko…

19 minutes ago

Zbritje rekord pikësh mund ta presë Manchester Cityn pas vendimit për 114 shkelje

Manchester City mund të përballet me një zbritje masive pikësh, pasi komisioni i pavarur e shpalli fajtor për shkeljen e…

25 minutes ago