showbiz

Pas daljes nga “BBV”, Romeo Veshaj po blen ndjekës në Instagram?

Romeo Veshaj tashmë po shijon famën pas eksperiencës në ‘Big Brother VIP Albania 3’. Në një video mesazh në Instagram ai falenderoi mbështetësit të cilët e votuan, teksa shtoi se ata janë fitorja e madhe e tij.

“Përshëndetje si jeni. Sa e çuditshme unë kam një telefon në dorë, e kuptoni, për mua është shumë e çuditshme. Fjeta shumë sot, m’u desh pak kohë që të merrja veten me thënë të drejtën, por kur u zgjova pashë gjithë mbështetjen tuaj edhe ishit shumë. Po e bëj këtë video që t’ju falënderoj nga zemra, ju jam mirënjohës për të gjitha votat që keni dhënë për mua, për gjithë mbështetjen që keni bërë këto 4 muaj e gjysmë për mua. Për të gjithë vlerësimin që më keni dhënë. Realisht ju jeni fitorja ime e madhe. Ju dua fort, ju falënderoj shumë dhe ju puth. Do gjej një formë si t’ju puth të gjithëve. Faleminderit. Love u”, u shpreh Romeo.

Mirëpo, nëse i hedhim një vështrim në Instagram, shihet se ai ka pasur një rritje të ndjekësve. Herën e fundit që e kontrolluam kishte 371 K dhe brenda pak orëve ka shkuar në 374 K dhe shifrat akoma po rriten. Por, ndjekësit e tij duket se janë të huaj, kryesisht indianë, ç’ka hedh dyshimet se janë ndjekës të blerë.

Nuk dihet nëse ai vetë ka blerë ndjekësit, apo dikush tjetër ka kryer këtë veprim.

Gjithsesi, tani aktori po shijon famën pas ‘BBV’ dhe romancën me Heidin, me të cilën mbrëmjen e kaluar postoi edhe një foto.

të fundit

VIDEO/ Explosive blast in Tirana: Car owned by lawyer Idajet Beqiri, vehicle registered in his wife’s name

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me shpërthimin në makinën e avokatit të njohur Idajet Beqiri. Mësohet…

12 seconds ago

Drone attacks on merchant ships in the Black Sea, von der Leyen demands justice for those responsible

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar sulmet me dronë ndaj anijeve tregtare në brigjet bullgare të…

38 seconds ago

Happy ending in Sardinia: 31-year-old brought out alive after 26 hours in cave, watch rescue footage

Një operacion i vështirë shpëtimi në Sardenjë të Italisë ka përfunduar me sukses, pasi një 31-vjeçar, i cili mbeti i…

1 minute ago

AMP arrests two police officers in Tirana suspected of taking 20,000 lek to waive a fine

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar në flagrancë dy punonjës të Policisë së Shtetit, të dyshuar për korrupsion pasiv…

1 minute ago

Arresti shtëpiak i Grubit përfundon nesër, ofron prona për kthimin e pasaportës

Ish-zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubit, nesër i përfundon masa e arrestit shtëpiak, pas 60 ditësh nga dorëzimi i propozim-akuzës. Ndërkohë,…

1 minute ago

SPAK and police operation: Names of four arrested revealed, one person wanted

Prokuroria e Posaçme (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë një operacion kundër një grupi të dyshuar kriminal…

2 minutes ago