showbiz

Pas Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha paralajmëron hyrjen në Ferma VIP?

Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Labinot Rexha, ka rikthyer vëmendjen e publikut me një postim të fundit në rrjetet sociale, i cili ka ngritur menjëherë dyshime për një përfshirje të mundshme të tij në edicionin e tretë të “Ferma VIP”. Rexha ka ndarë një publikim në Instagram që është interpretuar nga ndjekësit si një “sinjal” i qartë për hyrjen e tij në reality show-n e shumëpritur. Edhe pse ai nuk ka dhënë detaje konkrete apo një deklaratë të drejtpërdrejtë, fansat kanë nisur menjëherë aludimet dhe komentet, duke e lidhur postimin me një eksperiencë të re televizive.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Labinot Rexha bëhet pjesë e një formati të tillë, pasi eksperienca e tij në “Big Brother VIP Kosova” e bëri atë edhe më të njohur për publikun e gjerë.

Të lidhura

None found

Megjithatë, mbetet ende e paqartë nëse kemi të bëjmë me një hyrje reale në “Ferma VIP” apo thjesht me një strategji për të rritur kureshtjen dhe për të mbajtur ndjekësit në pritje. Deri në këto momente nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga vetë këngëtari apo nga produksioni i spektaklit.

Ndërkohë, “Ferma VIP 3” pritet të nisë më 27 mars, nën moderimin e Arbana Osmanit, duke premtuar një tjetër sezon plot surpriza dhe personazhe të njohur. Në panelin e opinionistëve do të jenë figura të njohura si Ermal Mamaqi, Einxhel Shkira dhe blogerja Armina Mevlani.

të fundit

Rezultatet e para të balotazhit në Bërvenicë publikohen nga KSHZ

KSHZ ka publikuar rezultatet e para të raundit të dytë të zgjedhjeve komunale në Bërvenicë.Nga 20.8 të vendvotimeve të përpunuara,…

20 minutes ago

Përfundon votimi në Bërvenicë, në pritje të rezultateve të para

Votimi në zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Brvenicës ka përfunduar.Qendrat e votimit, të cilat ishin të hapura…

21 minutes ago

Rain and heavy traffic/ Kilometre-long queues form on the Balldren-Milot road, drivers face long waits

Fluksi i shtuar i automjeteve gjatë fundjavës, i shoqëruar edhe me reshjet e shiut, ka sjellë trafik të rënduar në…

25 minutes ago

Bashkim Zeneli to be honored on Monday at Parliament

Të hënën, më 2 nëntor, do të zhvillohen homazhet në nderim të diplomatit, ish-deputetit dhe publicistit Bashkim Zeneli, i cili…

25 minutes ago

Minor arrested in Moscow after threatening Tsaritsyno museum complex

Autoritetet ruse kanë arrestuar një të mitur në lidhje me një kërcënim të dyshuar terrorist ndaj kompleksit muzeor Tsaritsyno në…

26 minutes ago

Alban Hyseni on the two victims in Gjilan: The tragedy has affected us all

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur ngushëllime për familjarët e dy personave që humbën jetën në fshatin Demiraj, duke…

26 minutes ago