Ditët e fundit, gjithandej në rrjet po përflitet për çiftin më të ri të mundshëm të shoëbizit shqiptar. Bëhet fjalë për Beniada Nishanin dhe Blerti Hajdarit. Ky i fundit po identifikohet më shumë si vëllai i Arbër Hajdarit duke qenë se është më popullor për publikun.
Për Blert Hajdarin kanë dëgjuar më shumë shikuesit e emisionit “Procesi Sportiv” ku ai është prej kohësh si opinionist, pikërisht edhe emisioni që i solli Beniadën, si kolege, por jo vetëm kaq.
None found
32-vjeçari është rikthyer para pak kohe përfundimisht nga SHBA, ku dhe ishte larguar vite më parë. Ai e mbylli karrierën si sportist për shkak të një dëmtimi.
Por në SHBA, ish-futbollisti la pas më shumë sesa karrierën. Sipas Panorama Plus Blerti është baba i dy fëmijëve të vegjël nga një histori dashurie që ka pasur në New York. Por teksa gjërat nuk kanë funksionuar më me partneren e tij, Blerti është rikthyer në Tiranë, për të qenë sërish pranë familjes së tij, ndonëse larg fëmijëve.
Përsa i përket daljes së tyre bashkë në publik, në një nga eventet në Tiranë, nuk ka reaguar as Beniada e as Blerti./albeu.com/
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, nuk e përjashton mundësinë e kandidimit për kryetar të kësaj partie…
Liridona Bunjaku, shqiptarja me prejardhje nga Kosova që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është kualifikuar në çerekfinale të…
Pas ndeshjeve evropiane, Trepça e Bashkimi vazhdojnë garën në Superligën e Kosovës në basketboll. Kampionia, Trepça, dhe nënkampioni, Bashkimi, përballen…
Portieri Thibaut Courtois, bëhet lojtari i radhës që ka vazhduar bashkëpunimin me skuadrën e Real Madridit. Klubi spanjoll, të premten…
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, dhe rektori i Universitetit Trakya nga Edrene, Mustafa Hatipler, sot në Shkup nënshkruan Protokoll për…
Prokuroria Themelore Publike e Ohrit ka ngritur kallëzime penale kundër dy individëve dhe dy personave juridikë për vdekjen e punëtorit…