Kanye West edhe një herë po hedh dritë rreth lidhjes së tij me Kim Kardashian në këngët e tij. Të enjten, reperi 44-vjeçar mbajti festën e tij të dytë të dëgjimit për albumin e shumëpritur “Donda” në stadiumin “Mercedes-Benz” në Atlanta. Ai ndër të tjera ka zbuluar një këngë të re pjesë e albumit të tij të 10-të të titulluar, “Lord I Need You”-e cila i referohet divorcit të çiftit dhe ndikimi që ka pasur tek ai.
“Koha dhe hapësira janë një luks / Por ti erdhe këtu për të treguar se je akoma e dashuruar me mua,” tha West në skenë, duke iu referuar pjesëmarrjes së Kim në të dyja festat e tij të dëgjimit për albumin me fëmijët e tyre.
None found
Ai gjithashtu zbuloi edhe ndryshimet e bëra në këngën “Love Unconditionally,” të cilën ai e zbuloi fillimisht në festën e parë të dëgjimit. Pjesa fillon me zërin e nënës së ndjerë të reperit Donda West, e cila vdiq në vitin 2007 në moshën 58-vjeçare, duke dhënë këshilla për dashurinë dhe martesën.
“Dy mësime që ai mori nga fëmijëria e tij: E para është se pavarësisht gjithçkaje, kurrë nuk duhet ta braktisësh familjen. E dyta ishte se pavarësisht çfarëdo arsyeje, duaj pa kushte.”- thotë e ndjera. Në festën e parë, West këndoi, “Unë jam duke humbur familjen time“. Por sipas CNN dhe Buzzfeed, West këndon në tekstin e ri, “Unë jam duke humbur të gjithë familjen time / E dashur, kthehu tek unë”. Kështu, ai i ka bërë një ndryshim tekstit të tij duke i kërkuar Kim publikisht të ribashkohen.
Më tej thuhet: “Ajo po bërtet / Zemër, pse duhet të largohesh? / E dashur, si mund të largohesh? / Kthehu sonte, zemër / Kthehu sonte, e dashur, të lutem / E dashur, si mund largohesh? ”
Këtë herë Kim jo vetëm që ishte në festën e dëgjimit, por kishte veshur të njëjtën gjë si Kanye. Kjo u komentua gjatë në rrjet teksa fansat e tyre janë të mendimit se një gjest i tillë tregon se gjërat mes tyre po shkojnë si mos më mirë. “Ata nuk duken si një çift i divorcuar!”- është komenti më i shpeshtë pas veshjes matchy-matchy.
Pavarësisht prezantimit të “Dondës” para një publiku të madh muajin e kaluar, West po vonon publikimin e tij. Albumi pritej të dilte të premten, por diçka e tillë nuk ndodhi. “Donda” është albumi i pari i West që nga publikimi i albumit të tij i 2019 “Jesus Is King”. Albumi është gjithashtu i pari i tij që kur Kim paraqiti kërkesën për divorc në shkurt pas gjashtë vitesh martesë.
Drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, ka prezantuar ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, të cilat kanë hyrë në fuqi…
Mark Zuckerberg zgjodhi një mënyrë të pazakontë për të vijuar stërvitjen e tij në artet marciale, duke u përballur me…
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar si “absurde”, “kërcënuese” dhe qasje “shoviniste” idenë e…
Ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, ka deklaruar se nuk beson se procesi aktual i konstituimit të Kuvendit po…
Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca konsideron se Kushtetuta nuk është shkelur me vazhdimin e seancës konstituive të shtunën, e cila…
Pas 27 vitesh, Policia e Kosovës ka nisur marrjen e përgjegjësisë për sigurinë në urën kryesore mbi lumin Ibër në…