Sarah ka treguar se një nga gjërat që i trembet më shumë për rrugëtimin e saj në ‘Big Brother VIP’ është se si po e sheh babai i saj. Blogerja ka thënë se ai nuk ka qenë dakord që ajo të bëhej pjesë e reality showt dhe se nuk e pret kurrë që ai ta surprizojë.
Mirëpo, babai i saj ka dalë nga pritshmëritë, duke i bërë një surprizë mjaft të këndshme. Madje, ai i tha asaj fjalët më të bukura duke u shprehur se është krenar për të dhe se vendimi për të hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka qenë i duhuri.
None found
“Çfarë të them? Nuk e prisja që do të ishe kaq mirë. Ti je shpirti im, je zemra ime. Shpirti im, unë e di çfarë kam rritur. Donald Veshaj ia ka kuptuar karakterin kur i tha, ti mërzitesh kot se çdo njeri jashtë do të të donte të të kishte shoqe e mikeshë se me të vërtetë është e veçantë. Unë jam krenar që kam rritur një fëmijë të tillë. Uroj edhe njerëzit e tjerë ta kenë kuptuar sa e veçantë je.”
Por, prisni se ka akoma. Në fakt qershia mbi tortë e kësaj surprize ishte takimi i tij me DJ PM dhe DJ Dagz. Ai tha se Pajtimi i ka qëndruar pranë gjithnjë të bijës kurse Dagz ka qenë për Sarah një vëlla i vogël.
Pajtimi u tregua shumë i gatshëm për ta takuar babain e Sarah dhe madje i dhuroi edhe një shishe verë.
Një skenë që nuk e prisnim ta shihnim, por që ishte padyshim nga më të bukurit e “Big Brother”.
Por fatkeqësisht pas një lloj konfirmimi që babai i Sarës u dha në “Big Brother VIP”, PM dhe Dagz lanë shtëpinë më të famshme ku Dagz u kthye sërish me votat e publikut për të vazhduar rrugëtimin e tij i vetëm.
René Higuita nuk ishte një portier i zakonshëm. Ai ishte një prej figurave më të pazakonta që ka parë futbolli,…
Deivid HoxhaI ardhur në merkaton e verës te skuadra e Egnatias prej Panetolikos-it nga Superliga greke, talenti shqiptar Deivid Hoxha…
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, i është kundërpërgjigjur Jose Mourinhos, i cili i sulmoi ashpër gjyqtarët pas humbjes 2-1…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Igumenicë të Greqisë, ku një 25-vjeçare është gjetur…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Igumenicë të Greqisë, ku një 25-vjeçare është gjetur…
Tirana do të presë nesër Konferencën e 42-të të Shoqatës së ish-Studentëve Evropianë të Akademisë Kombëtare të FBI-së, FBINAA European…