Categories: Uncategorized

Babai i kërkoi s*ks, flet 18 vjecarja: Më tha do të të çmend (VIDEO)

18 vjecarja e abuzuar nga babai i saj në Maliq të Korçës ka dhënë dëshminë e saj për ABC News ku vajza tregon gjithë historinë dramatike të jetës së saj ndërkohë që ka kërkua ndihmën e shtetit për të pasur një psikolog dhe një avokat.

Pjesë nga intervista:

Të lidhura

None found

Cfarë ka ndodhur mbrëmë?

Shkova me babin dhe arrita në orën 7 e gjysëm, shkova me shoqen dhe shokun tim të ngushtë. Ndenja te shoqja ime e fëmijërisë deri nga ora 10:00, pastaj erdhi ai. Morëm për të ngrënë por nuk hëngra, ai bëri hashash, piu, piva dhe unë dhe pastaj shtruam për të fjetur e pastaj po fliste përçartë.

Cfarë të tha?

Si do kryente marrëdhënie, çfarë dëshire kishte ai, dëshira e tij ishte të kryente marrëdhënie me mua. E kishte shprehur më parë?

Jo thjesht kishim folur për jetën personale, por jo biseda kaq troc.

Si reagove?

Reagova qetë, i thashë se do flasim nesër. Pastaj fola me shoqen time të ngushtë dhe i thashë se nuk jam mirë. Ndërkohë që po flisja me shoqen ai po fliste dhe po bëja sikur nuk e kuptoja.

Si ishin bisedat?

Nisi bisedat +18, më tha që kam një dëshirë ma plotëso, i tash çfarë po thua se je tapë. Pastaj i thashë çfarë po thua? Ai tha që dua ta bëj njëherë me ty.

Ndërkohë që ju thatë se jeni vajza e tij?

Po, tha që më ka evlat por ndjenjat nuk komandohen, thjesht provoje njëherë se do të çmend

Si vijoi më pas?

Më pas nuk po duroja më dhe i thashë shoqes time të ngushtë, që të vinte shoku im i ngushtë të më merrte, ndërkohë nuk kisha mundësi të dilja se të gjitha dyert ishin mbyllur.

Ishe e frikësuar?

Po shumë, vetëm u tregova e qetë, nuk u bëra agresive. Më pas më ka marrë shoqja ime në telefon dhe tha hajde se jemi në punë, por nuk jam në punë, doja të shpëtoja që aty.

Ju keni pasur shpesh herë shenja dhune nga babai juaj, prej sa vitesh?

Që kur kam lindur..

Thatë se shkonit në shkollë me qepë dhe kripe,

Po

Ai ka qenë abuzues kundrejt jush apo jo?

Po shumë

Ndërkohë keni psikolog që ju mbikëqyr?

Jo sepse ky është shteti ynë, ndërkohë e kam kërkuar ta kem sepse kam nevojë.

Çfarë kërkoni nga shteti?

Psikologun dhe avokatin sepse nuk kam mundësi ti paguaj./Abcnews

të fundit

“Carlo Ancelotti, po vijmë” – Solbakken elektrizon Norvegjinë para duelit me Brazilin

Norvegjia ka siguruar një vend në fazën e 1/16-ës së finales të Kupës së Botës, pasi mposhti Bregun e Fildishtë…

7 seconds ago

Beccacece largohet pas eliminimit të Ekuadorit, e cilëson veten të dështuar

Sebastian Beccacece ka dhënë një lamtumirë prekëse si trajner i Ekuadorit pas humbjes 2-0 ndaj Meksikës në fazën e 1/16-tës…

27 seconds ago

Avni Islami: Vuçiqi ndjek të njëjtat synime si Millosheviqi

Eksperti i sigurisë Avni Islami ka deklaruar se politikat e presidentit serb Aleksandar Vuçiç ndaj Kosovës përfaqësojnë vazhdimësi të strategjisë…

3 minutes ago

Dua Lipa publikon një fotografi provokuese ku shfaqet tërësisht e zhveshur gjatë muajit të mjaltit në Itali

Ylli global i muzikës pop, Dua Lipa, i ka kënaqur fansat e saj duke publikuar disa fotografi të papara më…

12 minutes ago

Trupi i pajetë i Lirim Ruhanit gjendet në Liqenin e Batllavës, Policia njofton se po vijojnë procedurat e nevojshme

Edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar se personi i cili ishte zhdukur në Liqenin e Batllavës është gjetur sot pa…

14 minutes ago

INSTAT: In 2025 the number of deaths in Albania fell, but cardiovascular diseases remain the leading cause, while accidents and injuries dominate among young people

Numri i vdekjeve në Shqipëri ka shënuar rënie gjatë vitit 2025, megjithatë sëmundjet kardiovaskulare vijojnë të dominojnë ndjeshëm panoramën e…

14 minutes ago