Aktorja e njohur Olta Gixhari, në një podcast që ka realizuar me gazetaren Mira Kazhani, ka treguar eksperiencën e saj të mëmësisë dhe se si ajo e ka bërë që të jetë një person me këmbë në tokë, pavarësisht të gjitha sakrificave që i është dashur të bëjë.
Olta shprehet se periudha që ka lënë gjithçka në Shqipëri për të shkuar dhe për të jetuar në Spanjë, pranë partnerit të saj, ku më pas solli në jetë dhe djalin e madh Amarin, ka qenë mjaft e vështirë.
None found
Sipas saj, për të ka qenë jo e thjeshtë që të ishte një mami me kohë të plotë, me një bebe që qante përgjatë gjithë ditës.
“E kam parë veten mami, gjithmonë, sepse unë e dija brenda veten sesi isha. Askush nuk më besonte se do të bëhesha mami, ma thoshin me vulgaritet. Ti do të bëhesh mami? Jo kurrë. Edhe unë qeshja, okej, por më vriste shumë brenda vetes. Mëmësia është e vetmja gjë që mua më bën të mos fluturoj.
Unë hoqa dorë nga gjithçka, hoqa dorë nga teatri, hoqa dorë nga bizneset e mia. Vajta të jetoja në Spanjë, pas pak kohësh isha një nënë me një bebe që qante 24 orë, po shkalloja, më falni por ka qenë periudhë shumë e vështirë.
Kam gjithë jetën që dua ta them, por unë mendoj se një Olta Gixhari ka”, shprehet Olta në promon e intervistës.
BDI sot ka reaguar ndaj deklaratës deklaratës së Izet Mexhitit lidhur me dhënien e provimeve shtetërore në gjuhën shqipe.Nga atje…
Një investitor anonim ka kthyer 3.4 milionë dollarë në rreth 315 milionë dollarë, falë një basti financiar mbi aksionet e…
Në vitin 2023, drejtuesit e shërbimeve të inteligjencës të aleancës Five Eyes u mblodhën në Universitetin Stanford në një dalje…
Erjon Vishkulli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë, ku është marrë në pyetje lidhur me plagosjen e tij në sy…
Në periudhën nga 28 shtatori deri më 9 tetor 2026, Ministria e Punëve të Brendshme mori pjesë në aksionin operativ…
BDI sot ka reaguar ndaj deklaratës deklaratës së Izet Mexhitit lidhur me dhënien e provimeve shtetërore në gjuhën shqipe.Nga atje…