Festivali i Këngës “Eurovision” do të zhvillohet edhe këtë vit, ndonëse në kushte të vështira për shakak të situatës aktuale të Covid-19.
Në këtë edicion, lista e pjesëmarrësve është e gjatë dhe një ndër to është këngëtarja Manizha Sangin, e cila do të përfaqësojë shtetin rus.
None found
Kënga e saj u cilësua si nje “shami e kuqe” për qarqet konservatore, sipas gazetës “ The Guardian”. Teksti i këngs vlerëson fuqinë e grave dhe i bën thirrje atyre që të jenë më të pavarura t’i rezistojnë pikëpamjeve seksiste mbi bukurinë, moshën dhe edukimin e fëmijëve të tyre.
Këngëtarja 29-vjeçare e lindur në ish republikën Sovjetike të Taxhikistanit dhe aktualisht jeton në Rusi, është një aktiviste për të drejtat e grave dhe refugjatëve. Bashkimi i Grave Ortodokse Ruse ka publikuar një shkrim duke kërkuar ndalimin e videoklipit dhe pjesëmarrjen e këngës “blasfemuese” në Eurovision.
Shkrimi thotë se lirikat e saj nxisin “urrejtjen ndaj burrave, e cila dëmton bazat e familjes tradicionale”. Në të njëjtën mënyrë, udhëheqësit e faqes ruse në internet “Veteranskie Vesti” kushtuar veteranëve të luftës, në një letër proteste drejtuar kryetarit të Komitetit Hetues të Rusisë Alexander Bastrykin, bënë thirrje për ndalimin e këngës “që cenon dinjitetin e grave”.
Megjithatë, sipas burimeve policore, të cituara nga agjencia zyrtare shtetërore RIA Novosti, nuk u gjetën referenca negative në këngën e Manizha./albeu.com/
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetim ndaj zinxhirit komandues të Komisariatit të Policisë Divjakë, nën dyshimin për shpërdorim detyre,…
Komisionit Qendror të Zgjedhjeve edhe pak ditë i kanë mbetur deri në certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7…
Pas valës së nxehtësisë së javës së kaluar, në të gjithë Europën janë regjistruar mijëra vdekje shtesë, kryesisht te personat…
Mesfushori Sandro Tonali e ka kompletuar transferimin te Tottenhami nga Newcastle United.Ylli italian do t’i bashkohet skuadrës së Roberto de…
Donald Trump duket se ende nuk e ka shuar irritimin ndaj Giorgia Melonit. Presidenti i SHBA-së e ka vënë përsëri…
Pavarësisht asaj që mund të mendoni, këto nuk janë skica apo paraqitje të detajuara të nxjerra nga ndonjë libër komik…